Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas fyerjeve që i janë bërë në rrjete sociale Bajram Qerkinit nga “Shoqata e Familjarëve të Personave të Pagjetur”, duke kërkuar hetim për komentet e ulëta
Në reagimin e KMDLNj thuhet se Bajram Çerkini është udhëheqës i një organizate që hulumton fatin e personave të pagjetur duke mos pushuar edhe një ditë të vetme në këtë aktivitet.
“Angazhimi i Bajram Çerkinit është angazhim i sinqertë që buron nga solidariteti për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur pavarësisht përkatësisë nacionale, racës, gjinisë dhe statusit në shoqëri. Bajram Çerkini dhe familja e tij sikur edhe të gjitha familjet që kanë anëtarët e tyre në listën e të pagjeturve nuk kanë asnjë çast gëzimi në jetë, të vetmin gëzim e kanë sigurimin e informatave për fatin e më të dashurve të tyre e që është edhe e drejtë elementare e njeriut që duhet të mbrohet dhe sigurohet nga shteti”, thuhet në reagimin e KMDLNj.
Më tej ne reagim thuhet se “Bajram Çerkini, familja e tij dhe të gjitha familjet e personave të pagjetur nuk jetojnë për veten e tyre, por për të dashurit e tyre që janë të pagjetur e që në disa raste kthehen si mbetje mortore qoftë edhe të një pjese të vetme të trupit”.
“Të shkruani se ‘çka huptë mos u gjetë’, në rastin konkret për djalin e Bajram Çerkinit dhe fyerje tjera që nuk kanë të bëjnë me natyrën njerëzore, është përbuzje për vuajtjet dhe sakrificat e familjeve të të pagjeturve dhe të gjithë atyre që u sakrifikuan për një shtet ku liria e fjalës dhe liria e shprehjes paraqet vlerë themelore mbi të cilën ndërtohen të gjitha vlerat tjera”.
Për KMDLNj-në është befasues dhe i papranueshëm mo sreagimi institucional dhe i shoqërisë për këtë përbuzje të pamoralshme të vuajtjeve dhe sakrificave të të tjerëve në rastin konkret është mungesë e respektit elementarë për vuajtjen dhe dhimbjet e familjeve të të pagjeturve.
“KMDLNj kërkon nga Policia e Kosovës të nis hetimet për këto komente të ulëta dhe është i sigurtë që Njësia për Hetime të Krimeve Kibernetike ka kapacitet të mjaftueshëm profesional ta bëjë këtë. Përdorimi i gjuhës së urrejtjes sanksionohet si vepër penale dhe në asnjë mënyrë nuk mund të arsyetohet me lirinë e fjalës dhe lirinë e shprehjes”, thuhet në reagim.
Bajram Qerkini nga “Shoqata e Familjarëve të Personave të Pagjetur” ditë më parë e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës se ka përdorur çështjen e ndjeshme vetëm për vota.
Për deklaratë e bërë Qerkini nuk u kursye nga militantët dhe polarizuesit partiakë, të cilët bënë komente fyese ndaj tij në rrjete sociale. /arbresh.info/
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...