Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas vendosjes së një kryqi të madh në varrezat e fshatit Bajçinë të Podujevës nga persona deri më tani të paidentifikuar
Përmes një reagimi, KMDLNJ, ka thënë se është njoftuar nga banorët për siç e kanë quatur “këtë provokim dhe përpjekje për shpërfytyrim të varrezave të fshatit ku janë varrosur banorët që thuaja njëqinpërqind i përkasin besimit islam”.
Në reagimin e tyre thuhet se e drejta e ushtrimit të lirë të besimit në Kosovë për të gjithë besimtarët është e garantuar me ligj.
“Sikur që çdo diskriminim në baza fetare duhet të sanksionohet me ligjet në fuqi. Vendosja e kryqit në varrezat e fshatit Bajçinë, pa asnjë dyshim ka për qëllim nxitjen e urrejtjes dhe mosbesimit në baza fetare dhe KMDLNj fuqishëm e dënon këtë shkelje të rëndë të drejtave të njeriut fhe ushtrimit të lirë të besimit.As në kohën e okupimit më të egër të Kosovës , regjimi i Serbisë nuk ka ndëtmarrë një veprim të tillë”, thuhet në reagim.
Tutje thuhet se këtë veprim të shëmtuar nuk e ka bërë një person i vetëm
“Është shumë e qartë se këtë veprim të shëmtuar nuk e ka bërë një person i vetëm prandaj, KMDLNj kërkon të bëjë hetime të shpejta në mënyrë që dhunuesit e të drejtave dhe lirive fetare të identifikohen , kapen dhe të përballen me ligjin”, vijon reagimi./Arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën