Ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), në lidhje me arrestimin e pjesëtarit të FSK-së, për ngjarjen e ndodhur në Shtërpcë, ku mbetën të plagosur dy të rinj serbë të Kosovës.
KMDLNj tha se në rastin e Azem Kurtajt, standardi që të pritet përfundimi i hetimeve “e të mos dhunohet parimi i prezumimit të pafajësisë”, si standard ndërkombëtar në fushën e drejtësisë, “u dhunua nga presidentja, kryeministrit, ministra, shefa të grupeve parlamentare e njerëz të tjerë”.
Ndër të tjera, KMDLNj-ja përdor terme ofenduese, duke e quajtur një pjesë të shoqërisë civile “llaskuce”.
“Ndërkombëtarët, sidomos kur janë serbët në pyetje, reaguan si kor, njëzëri dhe me cilësime më të rënda, pa filluar ende hetimet. Reagimi i tyre në këto raste është refleksiv dhe automatik. Reagoi edhe kisha ortodokse e Serbisë, të gjithë udhëheqësit më të lartë të Serbisë dhe disa analistë të ricikluar për çdo situatë dhe për çdo përdorim në Kosovë si dhe pjesa llaskuce e shoqërisë civile”, thuhet në reagimin e tyre.
Më tej, KMDLNj-ja ka përmendur edhe Velko Odalloviqin, i cili sipas tyre tha se Danush Kurtaj, i ekzekutuar në Burgun e Dubravës më 1999, e që është babai i Azem Kurtaj, ka qenë terrorist.
“Askush nga institucionet zhurmëbërëse në Kosovë nuk reagoi për këtë cilësim e ishin aq të zhurmshëm në gjykimin e Azem Kurtajt, ende pa filluar hetimet. Këto janë standarde të dyfishta që po zbatohen në Kosovë, mësim i mësuar nga ndërkombëtarët, për qëllime politike”, thuhet në reagim.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e ka përmendur edhe intervistën e ministrit për Kthim dhe Komunitete të dhënë për Nova.rs. Këshilli thotë se Rashiqi, pa pasur asnjë provë deklaroi se “Azem Kurtaj me qëllim ka gjuajtur drejtë serbëve për t’i vrarë”.
“Mbulesë për këtë e kishte cilësimin e prokurorit të rastit si dhe vendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj si dhe bisedimet me ministrin Sveqla. Pastaj, si fakt përdori edhe deklaratat dënuese të politikanëve të Kosovës dhe reagimet joqeveritare. Përtej këtij cilësimi, Nenad Rashiq kërkon që Azem Kurtajt t’i zgjerohen hetimet duke marrë deklarata nga kolegët e të arrestuarit (në FSK) për qëndrimet nacionaliste të Azem Kurtajt në FSK. Nenad Rashiq paraqitet edhe më i skajshëm se Goran Rakiqi ndonëse i maskuar me një cipë të lojalitetit ndaj institucioneve të Kosovës. Nenad Rashiq, me cilësimin paragjykues të Azem Kurtajt si vrasës, pa një vendim të formës së prerë të një gjykate përkatëse, ndërhynë në mënyrë flagrante në punën e gjyqësorit nga një pozitë e fuqishme politike e të qenit ministër ndonëse duhet ta ketë të qartë se pushtetet janë të ndara”, shkroi KMDLNj.
Më tej, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e krahasoi Rashiqin me atë që ata e quajnë si “përgjegjës për krime lufte në Kosovë”, Vleko Odalloviqin, i cili sipas tyre, nuk dallon asgjë nga ai.
“Nenad Rashiq aspak dhe me asgjë nuk dallon nga Velko Odalloviq, madje, për më keq, për këto ndërhyrje të paargumentuara në një procedurë gjyqësore, ai paguhet me një pagë të majme të taksapaguesve kosovarë në mesin e të cilave janë edhe taksat e Azem Kurtajt i cili, në vend që të ketë një proces gjyqësor të drejtë, ai po dënohet paraprakisht përmes linçimit publik e që Nenad Rashiq, nga pozita e pushtetit dhe të urrejtjes po bën përpjekje t’i shqiptojë dënimin, pa një proces gjyqësor, arbitrarisht dhe padrejtësisht”, thuhet në reagim.
KMDLNj shtoi se në një vend normal, Rashiqi do të duhej të shkarkohej me urgjencë dhe pa i dhënë as mundësinë më të vogël për dorëheqje.
“Po Nenad Rashiqi, as nuk do të shkarkohet e lëre më të japë dorëheqje sepse në Kosovë kanë vdekur përgjegjësia institucionale dhe përgjegjësia morale”.
“KMDLNj nuk e paragjykon rastin e Azem Kurtajt, as duke e deklaruar pafajësinë e tij apo duke e shpallur fajtor për faktin se kjo është përgjegjësi ekskluzive e gjykatës përkatëse mirëpo kërkon nga linçuesit e deklaruar dhe ata që mund të paraqiten në të ardhmën që të mos ndërhyjnë në procesin gjyqësor, të presin përfundimin e hetimeve, të presin vendimin e formës së prerë të gjykatës dhe të respektojnë parimin e prezumimit të pafajësisë, si vlerë dhe e drejtë e njeriut të personave të privuar nga liria”, u tha në fund të reagimit të KMDLNj-së./arbresh.info/
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...