Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reagua pas debateve të sotme në Kuvendin e Kosovës, në mes ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.
Në reagimin e KMDLNJ, thuhet se Kuvendi i Kosovës nuk është se është i shquar si vend ku dëgjoni mendime, vlerësime dhe qëndrime të mençura e që do të arsyetonin votën e votuesit për disa deputetë.
“Linçimi, fyerja, nënçmimi, stigmatizimi dhe përçmimi janë veprimet më të shpeshta në këtë forum ku do të duhej të ishin kokat përfaqësuese të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagim.
Më tej në reagim thuhet se “në debatin e sotëm përshkallëzoi fjalori i dy zonjave; e ministres së Drejtësisë, znj.Albulena Haxhiu me taban patriotik të dëshmuar edhe në familjen ku ka jetuar si edhe në familjen ku e ka filluar një jetë të re dhe znj.Blerta Deliu”.
“Për KMDLNj-në është i papranueshëm fakti se në këtë qërim hesapesh verbale politike po i ndikohen personat e tretë të dënuar me burgim të përjetshëm e që e vuajnë dënimin në burgjet e Maqedonisë së Veriut duke e ndërlidhur si ‘kunati i Albulena Haxhiut që qenka dënuar për terrorizëm…’. Të gjithë e kanë të qartë se ‘Rasti Kumanova’ asnjëherë nuk ishte sqaruar deri në fund dhe as sot e kësaj dite nuk është sqaruar. Me propozimin e kryetarit të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, z.Kadri Veseli, KMDLNj -ë kishte bërë gati ekipin monitorues për të vizituar të arrestuarit e “Rastit Kumanove” e që ishin nënshtruar një torture mizore dhe se kishte dyshime se dy anëtarë të këtij Grupi ishin ekzekutuar pasi i ishin dorëzuar autoriteteve maqedonase”.
“Më vonë KMDLNj-ë kishte vizituar Ministrinë e Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut për të biseduar pikërisht për ‘Rastin Kumanova’”.
Më tej në reagim thuhet se “KMDLNj-ë ka takuar disa herë familjarë të të dënuarve në ‘Rastin Kumanova’ sikur që kishte kërkuar që për shkak të rrethanave të pasqaruara deri në fund ky proces të fillojë nga e para. Të gjithë deputetet e Kuvendit të Kosovës duhet ta kenë të qartë se çdo i dënuar me dënim të plotfuqishëm duhet të cilësohet vetëm si i dënuar dhe pa cilësime si terroristë, radikalistë, islamistë të dhunshëm, kriminel të rrezikshëm, dhunues etj. Qërimi i hesapeve politike midis politikanëve të Kosovës në jo pak raste krejtësisht të papërgjegjshëm duhet t’i kursejnë familjarët që nuk kanë të bëjnë asgjë me mandatin e tyre si deputetë dhe është e pamoralshme dhe e palejueshme gërryerja e zorrëve familjare. Familjet e Grupi Kumanove kanë pësuar shumë, kanë anëtarë të vrarë të familjes, janë të dënuar me burgim të përjetshëm apo dënime të larta prandaj duhet të lihen të qeta në vuajtjet dhe humbjet e tyre”.
KMDLNj-ë fton deputetët e Kuvendit të Kosovës të tregohen më të përgjegjshëm në diskutimet e tyre, të veprojnë në përputhje me mandatin e fituar dhe t’i arsyetojnë votat që i kanë fituar. Gjuha e urrejtjes, e stigmatizimit, e fyerjes, e nënçmimit dhe përçmimit duhet të sanksionohen me ligj, pasi nuk po i nënshtrohen sanksioneve morale. /arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë