Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) e ka dënuar sulmin me armë zjarri ndaj një autobusi që po barte nxënës nga Gjakova në Deçan, e ku vdiqën tre persona.
KMDLNj e ka cilësuar këtë si krim të rëndë, teksa ka kërkuar zbardhjen e plotë të rastit.
Më tutje, ata u kanë shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve që i humbën të dashurit e tyre në këtë sulm.
Komunikata e plotë:
Mbrëmë pas orës 18.00 personi/a të paidentifikuar, me armë zjarri sulmuan autobusin në linjën Gjakovë – Deçan me ç’rast humbën jetën shoferi i autobusit dhe dy nxënës ndërsa dy të tjerë u plagosën. Krimi ishte shumë i rëndë dhe me të drejtë shkaktoi hidhërim të thellë te të gjithë qytetarët e Kosovës dhe vendeve tjera ku jetojnë shqiptarët. Për KMDLNj është shqetësues fakti se sulmohet një autobus që bartë nxënës të cilë janë ndjerë të sigurt sikur edhe familjet e tyre. Sipas një dëshmitari që i mbijetoi sulmit, personi që kishte sulmuar autobusin ishte i maskuar që lë të kuptohet se mund të ketë qenë i njohur për shënjestrën e sulmit. KMDLNj vlerëson angazhimin e shpejtë të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit dhe shpreson se shpejt do ta kapin personin që ka kryer këtë krim të pashembullt pas së cilave do të dihen motivet për këtë krim. KMDLNj thërret të gjithë të cilët , me të drejtë e gjykojnë këtë krim që të përmbahen në cilësimin e krimit sepse për këtë janë përgjegjës vetëm institucionet hetuese dhe gjykata përkatëse. Çdo cilësim jashtë këtyre institucioneve përgjegjëse vetëm sa mund ta pengojnë procesin e hetimit , ta dëmtojnë ate dhe shkaktojnë paqartësi në opinion. Politika duhet të qëndrojë larg këtyre hetimeve , si me deklarime , ashtu edhe me veprime . KMDLNj – ë beson fuqishëm se Policia e Kosovës ka kapacitete dhe aftësi të mjaftueshme profesionale që , në bashkëpunim me institucionet tjera, ta zbardhë rastin dhe të sjellë përgjegjësin/itë për këtë krim para organeve të drejtësisë. KMDLNj -ë shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave dhe ndanë dhimbjen me ta për vrasjen e më të dashurëve të tyre. /arbresh.info/
Vazhdon debati mes Gresës dhe Xuxit për vendimin e Kevinit n...
LDK-ja me video ironizuese për çmimet: Mos ja bo vetes rrafs...
Emërimi i një gjyqtari serb në krye të Gjykatës në Preshevë,...
Kore e Jugut, Presidenti Yoon shpall vendosjen e gjendjes së...
Rama vizitë zyrtare në Bruksel, takon Presidentin e ri të KE...
Reportazhi i BBC: Aventura e papërsëritshme në lumin e egër ...