Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka dënuar rastin e kërcënimit të deputetetes së PDK- së, Eliza Hoxha e cila përmes rrjeteve sociale është kërcënuar me jetë.
Për KMDLNJ-në “kjo paraqet shkelje të të drejtave të njeriut si dhe përpjekje që përmes frikësimit të pengojë dhe pamundësojë punën e deputetes Hoxha por edhe të gjithë atyre që janë kërcënuar kohëve te fundit”.
“Është për brengosje se kërcënimet përmes rrjeteve sociale janë shndërruar në fenomen shqetësues për shoqërinë kosovare dhe se me këtë dukuri organet e hetuesisë dhe Prokuroria e Shtetit duhet të merren seriozisht”.
” Nëse kërcënimi shndërrohet si mënyrë e të heshturit të kundërshtarit politikë dhe jo vetëm politikë dhe nuk e kemi reagimin e shpejtë dhe në përputhje me ligjet në fuqi, atëherë demokracia do të bëhet shumë e lëndueshme për faktin se po rrezikohet njëra ndër të drejtat elementare të njeriut, e drejtë e shprehjes së lirisë së mendimit, liria e lëvizjes deri te e drejta për jetë”.
KMDLNj – kërkon hetime të shpejta në mënyrë që kërcënuesi/t të nxirren para drejtësisë ku do të zbardheshin motivet e kërcënimit të rëndë ndaj deputetes Eliza Hoxha.
Deri në përfundim të hetimeve, ky këshill kërkon të mos paragjykohet rasti.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...