Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) përmes një njoftim për media ka reaguar ndaj deklaratave të familjarëve të ish policit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq se nuk është duke u trajtuar në paraburgim.
KMDLNJ sipas një njoftimi për media ka bërë të ditur se çdo person që ndalohet në ndalim policor fillimisht njoftohet me të drejtat që i takojnë.
“Çdo person që ndalohet në ndalim policor fillimisht njoftohet me të drejtat që i takojnë, me të drejtën të zgjedhë avokatin mbrojtës sikur që lajmërohet familja se është ndaluar. Nëse ka qenë duke përdorur terapi, të njëjtën vazhdon ta përdorë edhe gjatë ndalimit. Nëse ka shenja të dhunës në ndalimin policor nuk e pranojnë pa kontrolle të mjekut dhe pa dëshmi të mjekut”, kanë thënë nga KMDLNJ.
Lexoni më poshtë reagimin e KMDLNJ-së:
Ish – polici i Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq është arrestuar dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve. Ai e ka avokatin mbrojtës që e ka zgjedhur vet. Në ndërkohë, sidomos nga zyrtari serb, Petar Petkoviq por edhe nga familjarët ka deklarata se i arrestuari Pantiq nuk po trajtohet mirë, se ka fjetur në karrige dhe se po i mohohet mbrojtja shëndetësore duke mos i dhënë barërat dhe të pavërteta të tjera.
Çdo person që ndalohet në ndalim policor fillimisht njoftohet me të drejtat që i takojnë, me të drejtën të zgjedhë avokatin mbrojtës sikur që lajmërohet familja se është ndaluar. Nëse ka qenë duke përdorur terapi, të njëjtën vazhdon ta përdorë edhe gjatë ndalimit. Nëse ka shenja të dhunës në ndalimin policor nuk e pranojnë pa kontrolle të mjekut dhe pa dëshmi të mjekut.
Aty e ka të siguruar një krevat, me mbuloja, ujë të mjaftueshëm për pije dhe tre shujta ditore. Ka te drejtë të vizitohet nga avokati dhe organizatat monitoruese, pa asnjë kufizim dhe në çdo kohë.
Gjatë qëndrimit në ndalim policor 48 orësh nuk ka të drejtë të vizitohet nga familja. Ndërkaq, në Qendrën e Paraburgimit kushtet janë më të mira se në qendrat e ndalimit. Përveç që është i privuar nga liria, në qendrat e Paraburgimit nuk i mohohet asnjë e drejtë që i takon si person i privuar nga liria.
Madje, për shkak të ndjeshmërisë së situatës dhe përkatësisë etnike, ka të ngjarë që zoti Pantiq të trajtohet përtej standardeve të përcaktuara, në kuptimin pozitiv. Zoti Pantiq, si ish – polic i di shumë mirë të drejtat që i takojnë dhe që janë në përputhje me rregullat e brendshme. KMDLNj, në bazë të përvojës nuk ka asnjë arsye të besojë në të kundërtën dhe është i sigurt se trajtimi i tij bëhet në bazë të LESP-it.
Ai është në përkujdesje të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe do t’i gëzojë të gjitha drejtat që i takojnë. Tashmë, si i paraburgosur, me lejen e Gjykatës mund të vizitohet edhe nga familja. /arbresh.info/
lexo edhe:
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...