Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) iu bën thirrje të gjitha subjekteve politike, pjesëmarrëse në zgjedhje që të zhvillojnë një fushatë të qetë e demokratike, duke iu mundësuar secilit subjekt që të shpalos planin e vet elektoral.
“KMDLNj i dënon ashpër të gjitha këto veprime që ndikojnë në mbarvajtjen e fushatës dhe ditës së votimit duke kërkuar që të krijohen kushte dhe mundësi të barabarta për të gjithë ata që marrin pjesë në zgjedhje pavarsisht përkatësisë etnike, fetare, gjinore, moshore, statutit shoqëror, bindjeve politike, statusit ekonomik dhe kulturor sepse kjo është e drejtë elementare e njeriut për të zgjedhur apo për t’u zgjedhur si dhe detyrim ligjor i shtetit për të krijuar, ruajtur dhe siguruar kushte për një proces zgjedhor demokratik dhe jodiskriminues”, thuhet në kumtesë .
KMDLNj po ashtu kërkon nga subjektet garuese, qoftë koalicione apo parti politike, të eliminojnë gjuhën e kërcënimit, urrejtjes dhetë përjashtimit duke demonstruar një kulturë demokratike “me ç’ rast do t’i shpalosin programet e tyre ekonomike, sociale, zhvillimore, arsimore, kulturore, politike etj., si ofertë për t’i fituar votat nga elektorati”.të qetë
Çdo veprim tjetër, sipas KMDLNJ-së, do të degradonte procesin zgjedhor duke e bërë atë jo të besueshëm rezultatet e së cilës do të kundërshtohen e që nënkupton se procesi do të kthehej prapa.
“KMDLNj thërret për një fushatë konstruktive që është parakushti kryesorë të pranohen rezultatet e zgjedhjeve, pavarësisht kush do të fitojë, në mënyrë që të krijohet një stabilitet politik dhe një qeverisje të cilën e duan qytetarët e Kosovës dhe për të cilën do të përcaktohen përmes votimit!”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së.
Murati: Secili që dëshiron mund të heq dorë nga lista përfit...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...