Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka reaguar pas deklarimeve të zyrtarëve të BE-së rreth marrëveshjes për asociacionin.
Në një komunikatë për media thuhet se në përmbajtjen që e ka asociacioni i ratifikuar duhet të diskutohet vetëm nëse garantohet pacënueshmëria e kufijve të jashtëm të Kosovës përmes njohjes reciproke me Serbinë si dhe duke njohur dhe pranuar kufijtë aktualë.
Reagimi i plotë:
LËRINI FYRJET, BASHKOHUNI NË MBROJTJE TË SHTETIT!
Kosova, nga shumë shtete, edhe ato që ia kanë njohur pavarësinë po konsiderohet si rast i papërfunduar sa i përket integritetit territorial dhe shtrirjes së sovranitetit. Që nga fillimi i bisedimeve me Serbinë qartazi , nga “lehtësuesit” është deklaruar se çdo çështje do të diskutohet në tavolinën e bisedimeve dhe se nuk do të ketë asnjë temë tabu.
Mbi këto baza, dhe e përkrahur fuqishëm nga disa fuqi të mëdha botërore dhe shtete evropiane Serbia , jo që nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës por se ka demonstruar pretendime të qarta ndaj integritetit territorial duke e vënë Veriun e Kosovës 100% nën kontroll sikur që ka instrumentalizuar serbët që kanë jetuar dhe jetojnë në brendi të Kosovës skajshmërisht duke përdorur “zonat e mbrojtura” nga Ahtisaari dhe të tjerët.
Në këtë kontekst është nënshkruar në Bruksel (në mesin e shumë marrëveshjeve) Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave serbe ndonëse në Kosovë ishte dhe është një Asociacion i ligjshëm i komunave, pavarësisht përkatësisë etnike. Po i njejti Asociacion ishte votuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015 me 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit, aq sa është e nevojshme për ratifikimin e një Marrëveshjeje ndërkombëtare e që pastaj krijon raport obligativ për zbatim për faktin se në Kushtetutën e Kosovës thuhet shprehimisht se:” një Marrëveshje ndërkombëtare ratifikohet me votat e 2/3 të deputetëve të Kosovës…”, pa e kushtëzuar (sikur në shumë vende të botës, si p.sh në Shqipër) se: “një Marrëveshje ndërkombëtare nuk mund të ratifikohet në Kuvend pa pëlqimin e Gjykatës Kushtetuese….”.
Tash, ato 23 shkeljet që i ka evidentuar Kushtetuta e Kosovës në Marrëveshjen e Asociacionit të komunave serbe janë të papërfillshme she shërbejnë vetëm për arsyetim dhe larje duarsh (si Pont Pilati), për nënshkruesit, përkrahësit dhe votuesit e kësaj Marrëveshjeje. Serbia, që është krejt e pritshme sikur edhe bashkësia ndërkombëtare po këmbëngulë që të respektohet dhe zbatohet Marrëveshja burimore ndërsa vendimet dhe rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e përmendin vetëm për të treguar se edhe Kosova paska Gjykatë Kushtetuese duke përdorur standarde të dyfishta: vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pavlefshme kur bëhet fjalë për Asociacionin e komunave serbe ndërsa janë të vlefshme dhe duhet të zbatohen në rastin e Manastirit të Deçanit ku, nën presion politik dhe në mënyrë të kundërligjshme tjetërsohen 24 hektarë tokë, pronë publike, sipas ligjeve diskriminuese të Serbisë./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...