Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në një reagim ka thënë se MAP detyrohet të jap një sqarim publik nëse ka urdhëruar TERMOKOS-in të ndërprejë furnizimin me ngrohje në objektin e MKRS-së dhe MBPZHR, ndryshe do të përballet me pasoja ligjore për diskriminim dhe shkelje të drejtave të njeriut të zyrtarëve të punësuar në këto ministri.
Për këtë arsye KMDLNj kërkon hetim të shpejtë të institucioneve përgjegjëse pas së cilave do të përcaktohej përgjegjësia eventuale.
Reagimi i plotë i KMDLNj:
Më herët, thuaja në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim me logjikën logjistike dhe ekonomike MAP ka marrë vendim që dy ministritë (MKRS dhe MBPZHR) që janë të vendosura në të njejtin objekt të zhvendosen në një objekt ku qiraja mujore është afërsisht 41.000 euro, për t’i bërë vend dhe hapësirë Zyrës së Presidentit.
Opinioni ishte informuar më parë se ishte siguruar një hapësirë në Lagjen “Prishtina e Re” ku do të zhvendoseshin institucionet qeveritare dhe Zyra e Presidentit dhe madje përflitej edhe për kompaninë e supozuar (e afërt me politikën dhe pjesë e politikës) që do të zbatonte projektin e ndërtimit të institucioneve qeveritare dhe Zyres së Presidentit.
Ishte edhe mbeti zotimi i të gjitha qeverive të Kosovës që të zvogëlohet hapësira që do të merren me qera për institucionet e Kosovës në mënyrë që të kursehet Buxheti i Kosovës e që në rastin konkret po veprohet në kundërshtim me këto zotime.
Objekti ku aktualisht janë të vendosura dy ministri (MKRS dhe MBPZHR) e që i është ndarë Zyrës së Presidentit kërkon investime materiale që nuk janë të vogla e që paraqet dëmtim shtesë të Buxhetit të Kosovës.
Të punësuarit në MKRS kanë kundërshtuar zhvendosjen nga ky objekt përmes protestave publike e që së paku deri më tani nuk është përfillur nga institucioent përgjegjëse. Për më keq në një deklaratë të dhënë KMDLNj –së përfaqësues të Këshillit Organizativ të Protestës kanë deklaruar se Ministria e Administratës Publike ua ka ndërprerë ngrohjen e zyrave për zyrtarët publik në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit duke e konsideruar si presion për lirim të zyrave sikur edhe që po ua dëmtojnë shëndetin e që paraqet shkelje e të drejtave të njeriut.
KMDLNj-ë, që nga fillimi e ka kundërshtuar arsyeshmërinë e zhvendosjes së këtyre ministrive në një objekt të marrë me qira duke e vlerësuar se është në kundërshtim të plotë me zotimet e bëra publike se institucionet qeveritare dhe Zyra e Presidentit do të ndërtohen në një hapësirë që i plotëson të gjitha kushtet për punë për këto institucione.
Sipas po këtyre zotimeve, në asnjë variantë nuk ishte paraparë që Zyra e Presidentit të vendoset ku aktualisht janë të vendosura sy ministri (MKRS dhe MBPZHR).
KMDLNj e kundërshton fuqishëm presionin që iu bëhet zyrtarëve të punësuar në këto ministri që ta lirojnë objektin sa më shpejtë dhe kërkon hetime dhe përgjegjësi për ndërprerjen e ngrohjes e cila po përdoret si mjet presioni me të cilin seriozisht po iu rrezikohet shëndeti stafit të punësuar e që paraqet shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
Për këtë arsye KMDLNj kërkon hetim të shpejtë të institucioneve përgjegjëse pas së cilave do të përcaktohej përgjegjësia eventuale. Të punësuarit në këto ministri duhet t’i kenë të garantuara të gjitha të drejtat që iu garanton Ligji i Punës, deri edhe në minutën e fundit të qëndrimit në këtë objekt. MAP detyrohet të jap një sqarim publik nëse ka urdhëruar TERMOKOS-in të ndërprejë furnizimin me ngrohje në objektin e MKRS-së dhe MBPZHR, ndryshe do të përballet me pasoja ligjore për diskriminim dhe shkelje të drejtave të njeriut të zyrtarëve të punësuar në këto ministri.
KMDLNj përkrah kërkesat e drejta të zyrtarëve të punësuar në MKRS dhe MBPZHR nga aspekti i të drejtave të njeriut prandaj edhe kërkon hetime për tërë procesin e që adresa kryesore e përgjegjësisë është MAP-i.
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”