Në këtë kohë krize të krijuar nga pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, u bën thirrje të gjitha institucioneve, organizatave dhe donatorëve të ndryshëm që të ju lehtësojnë bizneseve kushtet e aplikimit për grante.
Sipas KPK-së, është absolutisht absurde të kërkohet nga bizneset që në këtë kohë të vështirësive të operimit të kenë zero borxhin ndaj ATK-së.
“Kur e dimë se situata e krijuar nga pandemia ka bërë që shumë ndërmarrje të kenë vështirësi në riprogramimin e borxhit. Këto projekte si qëllim kryesor e kanë përkrahjen e bizneseve dhe zhvillimin e tyre, andaj është e palogjikshme që të krijohen kërkesa që veçse e vështirësojnë operimin e tyre. Klubi i Prodhuesve kërkon që biznesit të ju ofrohen ndihmë dhe kushte më të favorshme, po ashtu të kenë konsideratë dhe që këto lehtësira të jenë të përkohshme në varësi të zgjatjes së vështirësive të krijuara nga pandemia”, thuhet në reagimin e KPK-së.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...