Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosova, sot inauguruan punëtorinë “Made in Kosova”, qëllimi i së cilës është krijimi i një hapësire e cila mundëson socializmin, ndërgjegjësimin dhe edukimin e të rinjve për orientimin në karrierë.
Klubi i Prodhuesve në bashkëpunim me fondacionin ERTEV është angazhuar që përmes punëtorisë të ndihmojë fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe në rrezik të cilët përkrahen nga programet e SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë.
Punëtoria “Made in Kosova” synon të arrijë objektivat kryesore si krijimin dhe ngritjen e vetëbesimit si dhe marrjen e përgjegjësive tek të rinjtë; të mësuarit mbi njohuritë bazike teknike; nxitjen e kreativitetit, mendimin inovativ dhe zgjidhjen e problemeve, informimin dhe përgatitjen për orientimin në karrierë në të ardhmen.
Gjatë ceremonisë inauguruese, kryetari i Klubit të Prodhuesve, Fejzulla Mustafa u shpreh që, “Klubi përveç aktiviteteve dhe punëve të cilat i ka të përditshme, ka filluar përfshirjen dhe përkrahjen edhe ndihmën me projekte edhe për SOS Fshatin. Kjo punëtori do të bëjë aftësimin profesional për gjeneratat që po vijnë dhe ky do të jetë vetëm fillimi për zgjerimin në projekte tjera për të rinjtë”.
Drejtor ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha, falënderoi SOS Fshatin për hapësirën e dhënë në këtë projekt, por posaçërisht e falënderoi partnerin e Klubit, fondacionin ERTEV në veçanti Fahrettin Gülener që së bashku mundësuan realizimin e këtij projekti.
“Shpresojmë që këta të rijnë do të punësohen në të ardhmen në fabrikat e anëtarëve tanë”, tha Panxha.
Ndërsa, drejtoresha nacionale e SOS Fshatrave, Nezahat Salihu u shpreh që, “ne si organizata SOS kujdesemi për fëmijë dhe investojmë në edukimin profesional të fëmijëve tanë. Me ndihmën dhe përkrahjen e Klubit, është mundësuar kjo punëtori e cila do të kultivojë një kulturë punë tek të rinjtë tanë, do të jetë hapësirë për mësimnxënie dhe aftësim profesional”.
Punëtoria “Made in Kosova” përmban programe të cilat janë aktivitetet pas shkollore alternative për fëmijët dhe të rinjtë të moshës 8 deri 21 vjeç ku do të përfshihen klasa e drurit; klasa metalike; programim 3D dhe klasa e origamit.
Punëtoria gjendet në SOS Fshatrat e Fëmijëve në Velani në Prishtinë.
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...
Hapen aplikimet për stacionet e plazheve, Kumbaro: Vetëm për...
Para ndeshjes me Rumaninë, delegacioni i FFK-së mirëpritet n...
Ramosaj: Doracaku për “Edukim seksual” i papranueshëm, s’mun...