Google ADS

Klubi Frankofon i Biznesit i hap Kosovës mundësi të shumta të bashkëpunimit

12:31 | 23 Mars 2017
Arbresh.info

Ambasada Franceze ka organizuar sot ceremoninë e formimit të Klubit Frankofon të Biznesit në Kosovë.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm personalitete të rëndësishme si presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa e ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha me këtë rast se i garanton themeluesit e këtij klubi se do të kenë mbështetjen e institucioneve të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Veseli shtoi se përmes këtij mekanizmi, Kosovës do t’i hapen mundësitë e bashkëpunimit me shtetet frankofone.

“Jemi të vendosur të mos tolerojmë asnjë faktor që pengon zhvillimin ekonomik të vendit. Jam i bindur se ky klub so të sjell shumë investues të huaj. Ne kemi nevojë që të kemi sa ma shumë prodhime vendore, kemi nëvoje që të kemi faprika e investitore të huajt”, tha Veseli./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme