Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, po merr pjesë në konventen e EPP-së (Partive Popullore Evropiane), që po mbahet në Valencia të Spanjës.
Në këtë event, ai u takua edhe me kryetarin e Kievit, kryeqytetit të Ukrainës, Vitali Klitschko.
Abdixhiku i shprehu mirënjohje Klitschkos dhe ka theksuar se Kosova, si një shtet që ka kaluar një periudhë të ngjashme sfidash, e sheh rëndësinë e mbështetjes për një vend të pavarur që po lufton për mbrojtjen e sovranitetit të tij.
Kreu i LDK-së, me këtë rast ka kërkuar nga autoritetet ukrainase njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ai tha se njohja e Kosovës nga Ukraina do të shënonte një moment historik dhe do të forconte marrëdhëniet mes dy vendeve.
LEXO EDHE:
Abdixhiku në Kongresin e EPP-së në Spanjë: Republika e Kosovës po lulëzon, Evropë qëndro me ne
“Ç’na këpute shpirtin”, familjarja reagon pas vdekjes së të ...
E dhimbshme: I riu nga Deçani vdes tragjikisht në një akside...
Duda Balje lajmërohet nga Shkupi duke shëtitur me motoçiklet...
Pamje të një aksidenti të rëndë në Itali ku dyshohet se vdiq...
Kurti vendos gurthemelin e shkollës së re “Nuhi Gashi&...
Miftaraj: Disa këshilltarë të Kurtit merakli të tregtisë me ...