Klinika Infektive po trajton 68 raste me epidemi të fruthit

15:05 | 17 Tetor 2017
Arbresh.info

Klinika Infektive e QKUK-së është duke trajtuar 68 raste të të prekurve nga epidemia e fruthit.

Kështu ka bërë të ditur, drejtori i kësaj Klinikë, Hamdi Ramdani, i cili në një konferencë për media ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së sotme janë pranuar 11 raste të reja nga komuna të ndryshme, shkruan arbresh.info.

“Që nga qershori deri më sot kemi pranuar diku mbi 156 raste. Për momentin janë duke u trajtuar 68 raste kurse këto raste që janë të pranuara mendoj që brenda pak ditësh do të lëshohen në shtëpi. Nga ky numër ne sot kemi pranuar edhe 11 raste të reja të regjioneve të ndryshme si nga nga Fushë Kosovë, Prishtina, Rahoveci, Podujeva dhe këta janë të sëmurë të komuniteteve të ndryshme”, ka thënë Ramadani.

Ai ka shtuar se tri nga rastet që po trajtohen në Klinikën Infektive janë në gjendje të rëndë dhe bëhet fjalë për dy fëmijë e një person rreth moshës 37 vjeçare.

“Tri raste janë në gjendje të rëndë, bëhet fjalë për dy fëmijë dhe një të moshuar 37 vjeçar që është pranuar ditë më parë. Ne besojmë dhe shpresojmë që këta sëmurë do të bëhen mirë edhe pse këta dy fëmijë dhe ky i sëmurë kanë edhe probleme të mëhershme”, është shprehur Ramadani.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme