Në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare është trajtuar një rast së fundi, i dyshuar se mund të jetë infektuar me coronavirusin.
“Personi është sjellë nga aeroporti, dhe po dyshohet se mund të jetë infektuar me virusin kinez”, bëjnë të ditur për arbresh.info burime brenda Klinikës Infektive.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, për arbresh.info, thotë se Kosova është e rrezikuar njësoj si nga shtetet e tjera, por rrezikshmëria është e ulët.
“Kosova si çdo vend tjetër është e rrezikuar nga coronavirusi, por rrezikshmëria është e ulët. Instituti Kombëtar është i gatshëm për menaxhimin e të gjitha rasteve dhe përcjelljen e situatës epidemiologjike. Instituti do të informojë rregullisht Institucionet shëndetësore, Ministrinë e Shëndetësisë, Qendrën e Situatave dhe OBSh-në, për ecurinë epidemiologjike të Novel coronavirus (2019-nCoV) në Republikën e Kosovës”, është shprehur Ramadani.
Ramadani thotë se në shkaqe gatishmërie po qëndron edhe një staf mjekësor në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
“Në aeroportin e Prishtinës, janë duke qëndruar ekipi mjekësor i aeroportit, të ndihmuar dhe të udhëzuar nga ekipi i epidemiologëve të Institutit Kombëtar, të cilët janë duke e bërë diagnostikimin e udhëtarëve, përmes matjes së temperaturës në distancë. Ka shumë pak informacion për këtë virus, nga zyrtarët e vendit të origjinës”, tha ai.
Për ta konfirmuar këtë rast arbresh.info ka kontaktuar , drejtoreshën e Klinikës Infektive, Lindita Berisha si dhe infektologun, Valbon Krasniqi të cilët thanë se nuk ka asnjë rast të dyshuar për coronavirus.
Krasniqi tha se , në 24 orët e fundit në Klinikën Infektive nuk ka ardhur asnjë rast i prekur me virusin kinez.
“Në Klinikën Infektive nuk kemi asnjë rast të dyshuar e le më të konfirmuar”, ka përfunduar Krasniqi.
Lexo edhe:
Ekskluzive/ Rasti i parë në Kosovë që po dyshohet se ka virusin kinez
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...