Me simptoma të temperaturës dhe barkqitjes, të enjten në mesditë, është përcjellë për në Klinikën Infektive të QKUK-së, foshnja pesëmuajshe nga fshati Topanicë i Kamenicës, e cila rezultoi e infektuar me koronavirus. Për gjendjen e saj dhe të nënës kanë dhënë detaje nga Klinika Infektive.
Infektologu Salih Ahmeti i ka thënë gazetës express se gjendja e foshnjës dhe nënës është e mirë.
“Gjendja edhe e foshnjës edhe e nënës aktualisht është e mirë. Nuk kanë pasur ndonjë shqetësim”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka dhënë detaje edhe për gjendjen e pacientëve të tjerë. Ai u ka bërë apel të gjithë qytetarëve, sidomos atyre me hemodializë që t’i respektojnë udhëzimet për distancë dhe izolim.
“43 pacientë me koronavirus i kemi të shtirë në infektivë. Gjashtë prej tyre janë në gjendje të rëndë. Katër prej tyre kanë gjendje stabileme shenja përmirësimi, derisa dy janë në gjendje të rëndë. Sot do të lëshohen gjashtë persona, të cilët edhe në analizat e dyta kanë rezultuar negativë. Katër prej tyre kanë qenë duke u trajtuar këtu në klinikë, derisa dy të tjerë të cilët kanë qenë mjekë, të cilët janë trajtuar në mënyrë ambullantore”, ka thënë Ahmeti.
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik pas mesnate ka konfirmuar edhe tri raste të reja me koronavirus. Rastet janë raste kontakti nga Mitrovica e Veriut.
Detaje për moshën e të gjithë të infektuarve ka dhënë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
Sipas tij, dy prej pacientëve të hospitalizuar i takojnë moshës nën gjashtëvjeçare.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka bërë me dije se grupmosha e të prekurve me Covid -19 që kanë pasur nevojë më shumë për tretman spitalor është ajo mbi 70 vjeç.
“Ka numër të barabartë të pacientëve të grupmoshave prej 30-39 vjeçe deri në 60-69 vjeçe. Në Klinikë deri tash nuk ka pasur të hospitalizuar asnjë pacient me Covid nga grupmosha 10-19 vjeç”, ka shkruar Hoti.
Ai ka treguar se nga 13 marsi e deri më 3 prill, në këtë klinikë ka vdekur vetëm një pacient i prekur nga Covid-19, dhe se i njëjti ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...