Klinika e Pediatrisë, këtë vit siguron terapi për sëmundjet e rralla, pritet edhe funksionalizimi i Klinikë së re.
Në Kosovë, ka shumë fëmijë të prekur me sëmundje si Fibroza Cistike, sëmundja Goshe, Tirozinemi e Hemofili.
Sëmundje këto të cilat kërkojnë terapi të kushtueshme.
E shumë familje për shkak të kushteve ekonomike edhe nuk arrijnë tu sigurojnë fëmijëve terapinë e nevojshme.
Por, me të hyrë në vitin 2020, kjo gjë ka ndryshuar.
Këtë vit fëmijët do të kenë mundësi që këto terapi ti marrin në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.
E përfshirjen e këtyre barnave në listën Esenciale po e sheh si arritje drejtoresha e kësaj klinike, Drita Telaku Qosaj.
“Ne jemi shumë të lumtur që kemi arrit që në Listë Esenciale të vendosim edhe barnat për sëmundjet e rralla. Kjo dmth shumë për pacientin, mos te them edhe për punën tonë të përditshme. Asnjëherë në këtë listë nuk i kemi pasur terapinë për sëmundjet të rralla. Zakonisht terapia për sëmundjet e rralla është terapi e kushtueshme edhe është terapi e cila zgjat, dhe shumicën e rasteve zgjat tërë jetën”, ka thënë drejtoresha e klinikës së Pediatrisë, Drita Telaku-Qosaj.
Qosaj, shpreson së në vitin 2020 do të fillojë zbatimi i kësaj liste.
Ne këtë mënyre do të lehtësohet edhe jeta e pacientëve.
Sa i përket vitit 2019, ajo tha se deri në muajin dhjetor në këtë klinikë kanë qenë të shtrirë 6109 fëmije me sëmundje të ndryshme.
Por, problemi më i madh me këta pacientë ishte hapësira, dhe mungesa e shtretërve.
“Kuptohet gjatë këtyre ditëve kemi pasur sidomos ndonjëherë kemi probleme me vende nuk na mjafton hapësira që ti vendosim të gjithë fëmijët nëpër shtretër. Gjatë verës kemi një volum shumë të madh të fëmijëve me probleme të traktit gastroenterit dmth me barkqitje të shumta, ndërsa tash zezonës së dimrit kemi më shumë fëmijë me probleme respiratore pra me probleme të frymëmarrjes”, ka thënë Qosaj.
E për këtë, drejtoresha e klinikës theksoi se ata shpesh janë detyruar të vendosin dy fëmije në një shtrat.
Por, shpresë për zgjidhen e këtij problem sipas saj mbetet ndërtimi i spitalit të ri të Pediatrisë
Qosaj, tha gjithashtu tha se nuk ka të dhëna të saktë se kur do të funksionalizohet “Klinika e re Pediatrike’’ por që ajo gjë është premtuar të kryhet gjatë këtij vitit.
Me funksionalizimn e Klinikës së re, Qosaj shpreson të ketë zhvillim të mirëfilltë të emergjencës pediatrike, në këtë mënyrë sipas saj do të zvogëlohet edhe numri i fëmijëve të hospitalizuar./T7
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...