Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka bërë të ditur se në Repartin e Radioterapisë të Klinikës së Onkologjisë, po bëhen përgatitjet e fundit për ta lëshuar në funksion Tomografinë e Kompjuterizuar për simulimin e pacientëve.
Siç njofton ShSKUK, CT Simulatori i ri është dora e fundit e teknologjisë, i cili është blerë nga SHSKUK-ja dhe ka kushtuar 345 mijë e 900 euro.
“Ky sistem identifikon automatikisht trupat e huaj në organizëm dhe bën korrigjimin e kualitetit të imazheve”, thuhet në komunikatën për media.
Gjithashtu, thuhet se kjo pajisje është komplet automatike, e pajisur me fantom kalbrim dhe përmban protokolle specifike./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...