Google ADS

Klinika e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK kryen 201 operacione për dy muaj, zvogëlon listën e pritjes

15:10 | 6 Mars 2023
L G

Klinika e Kirurgjisë Vaskulare e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka rritur vëllimin e punës dhe ka arritur që të zvogëloj listën e pritjes për operacione.

Në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), thuhet se gjatë vitit të kaluar janë kryer mbi 1 mijë operacione, prej tyre 316 operacione të venave varikoze, raporton “Arbresh.info”.

“Në këtë Klinikë është funksionalizuar Aparati me Radiofrekuencë- Ablacion, i cili mundëson që me metoda bashkëkohore të kryhen operacionet e venave varikoze, me anestezion lokal, pa pasur nevojë për praninë e anesteziologut gjatë intervenimit. Nga raporti i punës së kësaj klinike, figuron se gjatë viti 2022 janë kryer 1 mijë e 202 operacione, prej tyre 316 operacione të venave varikoze”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Po ashtu, në njoftim thuhet se në dy muajt e parë të këtij viti janë kryer gjithsej 201 operacione, 64 prej tyre të venave varikoze.

E gjithë kjo punë, SHSKUK thotë se  është kryer në bashkëpunim edhe me Klinikën e Anesteziologjisë që në vazhdimësi i është përgjigjur kërkesave të kësaj klinike./Arbresh.info/

Të ngjashme