Një fëmijë në Grabanicë të Klinës ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri.
Loja me armë është kthyer në tragjedi, kur djali i dajës ka qëlluar nipin (djalin e hallës) me armën e familjes. I mituri është dërguar në spital pa shenja jete.
Rastin e ka konfirmuar Driton Rugova nga Policia e Kosovës. Ai tha se bëhet fjalë për një vrasje aksidentale.
“Mundem me konfirmu një vrasje aksidentale, në orën 10:22. Ne Emergjencën e Mjekësisë Familjare në Klinë, fëmija i mitur ka arritur pa shenja jete”, tha Rugova për Gazetën Express.
Burimet njoftojnë se djali i dajës së viktimës (adoleshent në vitin e parë në shkollë të mesme), duke luajtur me armë zjarri ka qëlluar aksidentalisht viktimën, i cili ishte nxënës i klasës së pestë.
Mësohet se viktima është nga fshati Berliq i komunës së Deçanit.
Ai ishte me nënën e tij për t’u përshëndetur me dajët pasi që babi i tij po përgatiste letrat për bashkim familjar jashtë Kosovës.
Policia po merret me rastin.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...