Google ADS

Klinë, e mitura telefonon babain dhe i tregon se është martuar

09:23 | 17 Janar 2022
A. B.

Një vajzë e mitur ka telefonuar babain e saj dhe e ka njoftuar se është martuar po ashtu me një të mitur.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur dje në komunën e Klinës.

“Viktima femër kosovare, e moshës së mitur, ka njoftuar babain e saj se është martuar dhe gjendet te i dyshuari mashkull kosovar, po ashtu i moshës së mitur.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ,ndërsa viktima është dërguar në shtëpi të sigurt”, thuhet në raport. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme