Nënkryetari Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka akuzuar Gjykatën Speciale se po e anashkalon Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Në Rubikon të Klan Kosovës ai u shpreh se do të duhej të ndodhte ndryshe, ndërsa ata në Hagë kanë vendosur tre gjykatës ndërkombëtarë.
“Avokatët vazhdimisht po kërkojnë kohë më shumë, për shkak që duan t’i kompletojnë dokumentacionet, dhe zgjatja mund të jetë disavjeçare. Kjo është mirë për anën e mbrojtjes, por e ka edhe anën negative sepse për vite të tëra Kosova do përballet me një imazh bajegi negativ”.
“Mua çka më ka habitur shumë është vendimi i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, që më ka nxitur ta shoh tërë materialin edhe një herë, e kam parë që ligji është në kundërshtim flagrant me Kushtetutën. Ne Hagë kanë vendosur tre gjykatës ndërkombëtarë, duke e anashkaluar kështu Gjykatën Kushtetuese”.
Klinaku komentoi edhe veprimin e Albin Kurtit me letrën që i ka dërguar Speciales me kërkesë që Rexhep Selimit t’i mundësohet mbrojtja në liri, duke garantuar se ai nuk është person që përben rrezik për ikje.
“Nuk më ka pëlqyer si gjest, nuk çon peshë garancia që e çon kryetari i një partie politike. Veçanërisht nuk më ka pëlqyer fakti që ka ofruar garanci vetëm për njërin, dhe nuk besoj që Gjykata Kushtetuese e merr si fakt relevant. Të gjithë këta që sot janë në burg i janë përgjigjur Hagës dhe nuk ka rrezik që mund të ikin”.
“Nuk besoj që kanë për t’i liruar që të mbrohen në liri për shkak të frikës së ndikimit të dëshmitarëve. Besoj që nuk do të lirohen dhe kjo ka për të vazhduar për habi të publikut”.
“Është për habi edhe fakti që mbrojtja kërkon zgjatje të procedurave, ndërsa prokuroria kërkon nguti në mënyrë që t’i dënojë sa më shpejtë”, u shpreh ai.
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...