Sekretari i OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, thotë se po provokohet vazhdimisht me mesazhe dhe thirrje edhe në orët e vona të natës.
Klinaku, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar një mesazh telefonik që i është dërguar atij duke u thirrur në emër të Gjykatës Speciale, derisa numri i dërguesit është me kod telefonik të Kosovës.
Klinaku ka kërkuar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit që të hetojë se nga kush po vijnë mesazhet dhe telefonatat e ngjashme.
“Provokimet, shqetësimet e panjohura për mua në adresën, telefonin tim personal, nuk kanë të ndalur në këto orë të vona! Kërkoj nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit që t’i hetojë se nga kush dhe përse bëhen këto”, ka shkruar Klinaku.
Më herët gjatë ditës, Faton Klinaku ka thënë se ka pranuar një thirrje nga Dhomat e Specializuara, por që ai nuk ka pranuar të flasë pa përkthyes.
Ai ka pohuar se me aq sa ka kuptuar i është kërkuar që të nënshkruaj diçka.
“Më thirrën në telefon dhomat e specializuara të gjykatës speciale dhe më thanë ti flet gjermanisht por ju thashë po por nuk dua të flas, më thanë ti flet anglisht po thashë por nuk dua të flas. Më thirrni vetëm me përkthyes. Çka unë e kuptova, më thanë se duhet të nënshkruaj diçka. Ju e dini që ne nuk e njohim dhe kjo gjykatë speciale nuk ka më mandate”, ka thënë Klinaku.
Në ndërkohë, avokati i OVL-së së UÇK-së Tomë Gashi ka thënë, po përmes një postimi në Facebook, se Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë ka kërkuar që ai si avokat i OVL të UÇK-së të lajmërohet në Policinë e Eulex-it në Fushë Kosovë bashkë me Faton Klinakun. /Telegrafi/
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde