Zyrtarë të OVL-UCK-së, shprehen skeptik sa i përket aktgjykimit ndaj drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, që pritet të shpallët nesër me 18 maj, raporton arbresh.info.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, për arbresh.info ka thënë se nëse do të ekzistonte drejtësia nuk do të merreshin fare nga një gjykatë e bërë në bazë të shpifjeve të Serbisë.
“Nuk do duhej që të merreshin fare atje, por nëse ka pas nevojë që të bahet diçka apo për qellim të drejtësisë s’ka pas nevojë atje, por kanë mujt të trajtohen këtu nga drejtësia jonë në Kosovë”, tha Klinaku.
Sipas Klinakut, nga kjo gjykatë politike siç e quan mund të pritet gjithçka.
Ai tha se nëse do të ekzistonte drejtësia atëherë ata do të shpalleshin të pafajshëm.
“Marr për bazë që gjithë ato zhvillime që janë bërë deri më tash dhe duke konstatua që ne e konsiderojmë këtë gjykatë politike mund të pritet nga ta çdo gjë, por me pas drejtësi të mirëfilltë natyrisht që ata do duhej të shpalleshin të pafajshëm”, deklaroi Klinaku.
Kujtojmë se Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës të mërkurën (nesër) më 18 maj do të shpallin aktgjykimin ndaj drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Seanca pritet të nis nga ora 10:00, thuhet në njoftimin e DHSK-së.
Ata akuzohen se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale.
Më 25 shtator 2020, Gucati dhe Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Paraqitja e parë e Haradinaj si i dyshuar u mbajt më 29 shtator 2020 dhe paraqitja e parë e Gucati si i dyshuar u mbajt më 1 tetor 2020./S.D/arbresh.info/
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë