Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL/UÇK), Hysni Gucati sot feston ditëlindjen.
Ky është viti i tretë me radhë, që Gucati feston ditëlindjen larg më të dashurve pasi gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë, bashkë me Nasim Haradinajn dhe disa bashkëluftëtarë tjerë.
Me këtë rast, nga larg e ka uruar udhëheqësi i OVL UÇK-së, Faton Klinaku.
“Urime ditëlindjen, atje në vendin e padrejtësive! Edhe shumë të tjera të lumtura në vendin tonë”, shkroi Klinaku në Facebook.
Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë më 18 maj Gucatin e Haradinajn i ka dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim, për publikimin dosjeve që kishin rrjedhur nga Gjykata Speciale, por këtë dënim ua ka ulur për tre muaj Gjykata e Apelit./Arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...