Sekretari dhe njëherit ushtruesi i detyrës së kreut të OVL–UÇK’së, Faton Klinaku, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se materiali i radhës që do t’i vijë zyrave të tyre në formë të CD’së do ta quajnë “Pjata fluturuese”.
Klinaku tregon se ideja për këtë emërim ishte e Nasim Haradinajt, nënkryetarit të organizatës tashmë i arrestuar.Kjo për shkak se CD’ja të cilën OVL e UÇK’së e presin pasi “rrufeja” i premtoi se do ta sjellë së shpejti, ka formën e pjatës fluturuese.
“Nëse vijnë dosjet tjera në formë të CD’së, ne do t’i quajmë pjata fluturese”, është shprehur Klinaku.
Tutje ai tregoi se cka do të ndodhë në rast se arrestohet edhe vet klinaku.
“Nëse arrestohem edhe unë, vazhdon punën tjetri”, ka thënë Klinaku.
“Jemi kryesia dhe këshilli e gjithashtu edhe degët në të gjithë Kosovën. Nëse unë arrestohem, vazhdon punën dikush tjetër pas meje”, shtoi Klinaku.
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner