Lëvizja për Bashkim gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se është larguar nga koalicioni PAN.
Avni Klinaku nga kjo parti ka bërë të ditur se ata janë larguar nga koalicioni sepse nuk dëshirojnë të jenë pjesë e Qeverisë së Kosovës, ku bën pjesë edhe Lista Serbe.
“Është e vërtetë se fakti se koalicoimi që është krijuar pas zgjedhjeve ka shumë pak deputetë shqiptarë dhe kjo e fuqizon Listën Serbe, e cila edhe ashtu si minoritet serb që dirixhohet nga Beogradi është shumë e privilegjuar dhe ka privilegje krejt të padrejta”.
“Me këtë koalicon, ajo tani më fuqizohet edhe politikisht dhe Qeveria e Kosovës deshi apo nuk deshi do të jetë e varur nga Lista Serbe kështu që kemi vendosur të mos jemi pjesë e Qeverisë”.
“Gjithmonë kemi qenë të shqetësuar për fuqinë që mund t’i jepet Listës Serbe, Kosova do të jetë në pozicion të keq, dhe nuk kemi dashur të jemi pjesë e këtij kostalaiconi të focave”.
Klinaku që ishte i ftuar në Ballë për Ballë në Klan Kosova ka thënë se Lëvizja për Bashkim nuk është kundër që Lista Serbe të jetë pjesë e Qeverisë por janë kundër që kjo parti të ketë rol kyç.
“Lista Serbe është kategori kushtetuese, ajo duhet të jetë në Qeveri. Në Qeverinë e kaluar kur shqiptarët kanë qenë 87 deputetë dhe kur Lista Serbe ka bojkotuar nuk ka pasur problem, tash ata janë vendosës në shumë çështje, madje edhe për ligjet më të thjeshta”.
Sipas tij, Lista Serbe do ta shfrytëzojë maksimalisht gjithë situatën e krijuar politike në vend.
“43 ose 44 deputetë janë shqiptarë, 10 deputetë nga minoriteti serb dhe 10 të tjerë nga minoritetet tjera andaj ata do të shfrytëzojnë këtë maksimalisht”.
“Kërkesat e tyre filluan t’i rrisin dhe do t’i rrisin, nuk ka pse ata të mos e shfrytëzojnë këtë moment të favorshëm të krijuar nga liderët shqiptarë”.
“Këtë moment e kanë krijuar liderët e partive politike pasi duket sikur ata nuk janë të vetëdijshëm çfarë marrëveshje të padrejta iu kanë bërë Kosovës me Pakon e Ahtisarit dhe në Vjenë, sikur nuk janë të vetëdijshëm se lufta e egër për pushtet po e faktorizon Listën Serbe dhe prezencën e Beogradit në Kosovë”.
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...