Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pasi këtë javë zyra e Prokurorit të Specializuar, ka nisur me disa bastisje që ndërlidhen me proceset gjyqësore që po kryhen në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook, Klinaku ka shkruar se secili që është cak i këtyre bastisjeve nga ana e ZPS-së të mos lejojë të ju preket diçka pa prezencën e tyre, sepse sipas tij, ata janë në gjendje edhe të ju montojnë prova duke i quajtur gjoja konfidenciale.
Postimi i plotë:
Të gjithëve ju kujtohen bastisjet e zyrave të OVL UÇK-së nga ana e ZPS-së më 25 shtator 2020.
Kur kam shkuar për të marrë pjesë, apo për të qenë prezent gjatë bastisjeve e kontrollit, puna e parë që e kam bërë është që kam kërkuar nga udhëheqësja e operacionit Zdenka Pumper që t’i nxjerr policët nga zyrat tona e të dalin në korridor, duke i thënë se kemi përvoja të hidhura që nga koha e jugosllavisë kur njerëzve u janë montuar prova, dhe puna e dytë që e kam bërë ka qenë se kam kërkuar urdhëresën e bastisjes dhe kemi pritur gati 1 orë deri sa ka ardhur urdhëresa e shkruar.
Kur kanë filluar bastisjet e kontrolli, nuk kam lejuar që të preket asnjë letër pa qenë unë afër gjysmë metre aty që të shoh se çfarë po preket.
Poashtu në fund kur kam nënshkruar procesverbalin e përfundimit të bastisjes, e kam cekur në vërejtje se nuk jap llogari se çfarë është bërë rreth 1 orë e gjysmë përpara sa nuk isha unë prezent aty.
Prandaj, secili nga ju që mund të jeni cak i bastisjeve apo kontrollit të tyre, mos lejoni që të preket diçka pa prezencën tuaj, sepse ata janë në gjendje edhe të ju montojnë prova duke i quajtur gjoja konfidenciale./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...