Google ADS

Klinaku kërkon reagim nga LDK-ja për Specialen: Mos ta lejojë veten të barazohet me kolaboracionistët

18:19 | 17 Prill 2023
Emir Abduramani

Avni Klinaku nga Lëvizja për Bashkim ka kërkuar reagim nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), për akuzat e Gjykatës Speciale se njerëzit e LDK-së janë vrarë nga UÇK-ja.

Në Facebook, Klinaku ka shkruar se LDK-ja duhet të reagojë për hir të anëtarësisë së saj dhe mos ta lejojë stigmatizimin e kësaj partie deri në barazim me kolaboracionistët.

“Po të ishte kjo e vërtetë, Kosova do të shndërrohej në një kasaphanë! Paramendojeni faktin se për kohën që flet akuza shumica dërmuese e qytetarëve të Kosovës kanë qenë në LDK! Pastaj, jo pak anëtarë të LDK-së kanë qenë njëkohësisht edhe pjesëtarë të UÇK-së! Si mund të anashkalohen këto fakte?!”, ka shkruar Klinaku./Arbresh.info

Të ngjashme