Dy udhëheqësit e OVL të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj nuk kanë nevojë të angazhojnë ekspertë shtesë, pasi atyre nuk ju duhen sepse janë të pafajshëm, kështu tha ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku.
Klinaku ka thënë se po presin që të lirohen me kusht ish-krerët e kësaj organizate.
“Ne komunikojmë me ta kur të na thërrasin ata edhe me z.Gucati edhe z.Haradinaj. Kemi kontaktuar me z.Nasim Haradinaj, mirë tha që janë të gjithë. Për të tjerat si në burg. Nuk mund të kenë vizita, mund të komunikojnë me familjarë përmes videolinqeve dhe nganjëherë kur mund të na thërrasin neve në telefon. Ne po presim këtë javë sepse avokati ka bërë disa ankesa, kanë kërku që të lirohen me kusht dhe po presim a po miratohet kjo gjë për ata, sepse vet arrestimi i tyre e konsiderojmë si të padrejtë ata nuk është dashur të jenë atje, sepse fajtor është krejt tjetër kush e ata nuk kanë bërë asgjë të jashtë ligjshme”, u shpreh ai për Ekonomia Online.
Tutje, Klinaku tregon për gjendjen e Gucatit dhe Haradinajt të cilët po qëndrojnë në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
” Po në fillim kanë pasur ankesa, sidomos edhe çështja e vizitave nuk është leju për shkak të pandemisë, edhe çështja e këtyre video lidhjeve që komunikojnë me familje nuk është realizuar në fillim por është dashtë pak a shumë që të bëjnë presion, sidomos z.Nasim Haradinaj ka bërë shumë presion që t’iu lejohet kjo. Ju ka lejuar dhe komunikojnë vazhdimisht me familjarët e tyre. Kushtet e tjera janë këto, ata së bashku rrinë gjatë ditës, mund ta përcjellin Radio Televizionin e Kosovës”, tha ai.
ish anëtarët e UÇK-së, Gucati dhe Haradinaj nuk kanë nevojë të angazhojnë ekspertë shtesë, pasi siç thotë Klinaku atyre nuk ju duhen pasi janë të pafajshëm.
Më tej, kryetari në detyrë i OVL-UÇK-së, thotë se avokatët mbrojtës të dy ish-krerëve të kësaj organizate ende nuk janë paguar nga Ministria e Drejtësisë.
“Jo nuk kanë pas shumë takime që kemi pasur ne, e sidomos me Ministrinë Selim Selimi është arritur që t’ju bëhet pagesa e avokatëve sepse më herët është dashur ne si organizatë të bëjmë më shumë për shkak se nuk kishin aktakuzë dhe Qeveria. Po ashtu ka deklaruar se ka krijuar fondin për mbrojtje ashtu siç e kanë caktuar me Ligj. Pastaj Ministria me udhëzime administrative dhe pagesën e avokatëve është që sa ma shpejt t’ua kryejë Ministria e Drejtësisë, gjë që ka premtuar se së shpejti do ta bëjë. Ndërsa sa i përket fondeve ju e dini që edhe më herët janë krijuar fondet, është çështja e vet të akuzuarit se sa angazhon persona për mbrojtje që të krijohen fondet është çështje personale e secilit. Ata po presin që Ministria e Drejtësisë t’i kryej obligimet që i ka marr me ligj dhe udhëzime administrative. Ndërsa mbrojtje shtesë nuk kanë nevojë se nuk është dashtë fare të jenë aty, sepse për atë aktakuzën që ata e kanë ngrit, ato dosjet që i kanë sjellë te ne përgjegjës janë ata që ju kanë dal dosjet nga brenda dhe në bankë të akuzës duhet të ishin ata të prokurorisë të cilët nuk i kanë ruajtur sekretet e tyre”, tha ai.
Klinaku thotë se drejtësia kombëtare po i zvarrit proceset gjyqësore me qëllim të mbajtjes së akuzuarve në paraburgim.
“Drejtësia ndërkombëtare e kemi kundërshtua vazhdimisht sepse, gjithmonë i ka zvarritur proceset gjyqësore duke arsyetuar mbajtjen e tyre në paraburgim dhe në shumë raste njerëzit janë liru të pafajshëm. Por është më keqja e saj që me vite të tëra kanë vazhduar seancat gjyqësore gjë që është një padrejtësi e madhe që ju bëhet vet të akuzuarve ne e dimë që edhe këta të akuzuarit, edhe Gucati e Haradinaj që s’kanë të bëjnë fare me pengim të drejtësisë, sepse ne nuk kemi bërë asgjë si organizatë e veteranëve, përveç që i kemi paraqit në konferencën për gazetarë dhe kemi dashur që t’i informojmë popullin që me çka është marrë dhe çka merret kjo Gjykatë Speciale. Prokuroria sidomos që është marr me komunikimin e vazhdueshëm dhe dëshmitarë kriminelët serbë që do të duhet të ishin në bankë të aktakuzës.
“… Seancat gjyqësore që edhe për ato do të akuzohen ato mund të stërzgjaten, por ne konsiderojmë që ata edhe ashtu do të shpallen të pafajshëm për shkak se nuk janë përgjegjës për asnjë krim se UCK-ja s’ka bërë krime, duket marrë për bazë për aktakuzën që e kanë ngritur ndaj Thacit, Veselit, Selimi dhe Krasniqi, aty aktakuza e tyre, ata akuzohen si udhëheqë të Shtabit të Përgjithshëm për disa çështje që kanë ndodhur në territorin e Kosovës, çështjet të cilat i ka trajtuar drejtësia ndërkombëtare, diku diku edhe vendore. Do me thënë janë akuzuar për disa procese që i kanë kalu shokët tanë përmes proceseve gjyqësore. Gjë që është absurde që po i trajtojnë përsëri disa procese që i kanë kalu ma herët shokët”, u shpreh ai.
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...