Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK, Faton Klinaku, ka thënë se edhe nëse Kosova ofron garanci për ish-krerët e UCK-së që të mbrohen në liri, një gjë e tillë nuk do të lejohet nga Gjykata Speciale.
Klinaku tha se qëllimi i kësaj gjykate është që t’i mbajë njerëzit në burg.
“Jo vetëm kjo qeveri, por edhe qeveritë e kaluara kanë garantuar mbrojtjen në liri për krerët e UÇK-së. Është Ministria e Drejtësisë, që në atë kohë ka qenë Selim Selimi ministër. Është Policia e Kosovës, komandanti i Policisë që është i njëjti dhe kanë dhënë garanca. Por qëllimi i kësaj gjykate është që t’i mbajë njerëzit në burg e jo t’i lejojë që të mbahen në liri, sepse është qëllimi politik”, tha ai në RTV Dukagjini.
I pyetur nëse publikimi i dosjeve të Speciales nga OVL UÇK ka ndikuar në mos lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, Klinaku ka thënë se dhomat e Specializuara do të duhej t’i ruajë dosjet dhe jo veteranët.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...