Sekretari i OVL-së të UÇK, Faton Klinaku, ka thënë se Gjykata Speciale është e skaduar për ta.
“Më 2 gusht kësaj pseudogjykate i ka skaduar mandati pesëvjeçar që e ka pasur”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se çfarë po i ndodhë kësaj gjykate me rrjedhjen e dosjeve, nuk ndodh as nëpër gjykata lokale vendore në Kosovës.
“Në qebaptore mbrohen njerëzit më mirë se nga Gjykata Speciale. As në gjykatat tona lokale nuk ndodh kjo që po ndodhë me këta [Specialen]”, tha ai për Klan Kosova.
Ai e ka quajtur Presidentin Hashim Thaçi, kryemjeran pasi që sipas tij ka qenë këmbëngulës që Gjykata Speciale të votohej në Kuvendin e Kosovës.
“Deputetët që e kanë votuar janë mjeranë, kryemjerani është Thaçi”.
Klinaku ka thënë se personi që po i sjell dosjet në zyrat e tyre ka njoftuar sot se herën tjetër nuk do t’i sjell të shtypura në letër për në format dixhital – CD.
“Është çështje e organeve të shtetit se pse nuk e përcjellin dhe nuk e zbulojnë personin që po sjell këto dokumente. Duhet të hetohet se kah po rrjedhin këto gjëra nga Gjykata Speciale”, tha Klinaku.
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...