Fshati Dollc në Komunën e Klinës ka mbetur pa ujë për rreth tre javë, dhe banorët shprehen të revoltuar nga kriza për furnizim me ujë.
Ata i kanë thënë arbresh.info se vazhdimisht janë ankuar tek Zyra Rajonale e Ujësjellësit, por nuk po ju bëhet një zgjidhje.
Sipas regjistrimit të popullësisë në vitin 2011, fshati Dollc ka rreth 300 banorë.
Klina rrethohet nga dy lumenj, dhe sipas banorëve të Dollcit, ky fshat është i vetmi në rrethinë që ka mbetur pa ujë.
Në ujësjellës thonë se janë duke rregulluar telashet, por banorët nuk besojnë se është duke u punuar nga autoritetet përgjegjëse për të zgjidhur këtë problem./arbresh.info/
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...