KLGI nesër publikon analizën “Regjistrimi i Popullsisë: Ndikimi në Financimin e Komunave”

19:22 | 9 Shtator 2024
E.G

Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), nesër do të publikojë analiza e titulluar “Regjistrimi i Popullsisë: Ndikimi në Financimin e Komunave”.

Sipas njoftimit, analiza “Regjistrimi i Popullsisë: Ndikimi në Financimin e Komunave” analizon ndryshimet në strukturën e popullsisë dhe ndikimin e tyre në financimet komunale, duke përfshirë shpërndarjen e Grantit të Përgjithshëm dhe ndikimin në financimet sipas numrit të banorëve dhe territorit.

Gjithashtu, analizon ndryshimet në strukturën e nxënësve dhe mësimdhënësve për Grantin Specifik për Arsim, si dhe ndikimin në shërbimet shëndetësore për Grantin Specifik për Shëndetësi. Për më tepër, shqyrtohet ndikimi i ndryshimeve demografike në kategorizimin e komunave dhe pagat e stafit politik sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe standardeve të tjera të qeverisë.

Konferenca në të cilën do të publikohet analiza do të mbahet në ora 13:00.

Këtu pritet të marrë pjesë Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Besnik Tahiri, Anëtar i Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal si dhe  Sazan Ibrahimi, Drejtor Ekzekutiv – Asociacioni i Komunave të Kosovës./Arbresh.info/

Të ngjashme