Në 10-vjetorin e miratimit të rregullativës për pushtetin lokal, njëherësh Jubileut të themelimit të Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), mbahet konferenca jubilare e qeverisjes lokale me titull ’10 Vite pas Decentralizimit dhe Konstituimit të Qeverisjes Lokale – Sfidat e një dekade, rrugëtimi në dekadën e dytë’.
Ngjarja do të bëjë bashkë akterët kyç lokalë, nacionalë dhe rajonalë me qëllim të prezantimit të sfidave dhe ofrimin e kontributit në sferën e qeverisjes lokale përmes nxjerrjes së konkluzioneve dhe rekomandimeve për temat me interes për komunat.
Konferenca është e ndarë në tri sesione tematike: Një Dekadë Pas – Vizioni për Ndryshim; Drejt Reformave; dhe Sfidat dhe Mundësitë, si dhe në përmbyllje do të ketë një koktej rasti.
Folës kryesorë të kësaj konference do të jenë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ministra nga Rajoni dhe përfaqësues të ministrive të linjës, Kryetarë të Komunave të Kosovës dhe rajonit, përfaqësues diplomatikë, liderë dhe përfaqësues të lartë rajonalë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe donatorë.
Aliu: Trafiku ajror tanimë vazhdojnë pa ndërprerje, s’ka më ...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë