Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Luginë ka kryer një aksion simbolik me vendosjen e pankartave “Shtëpia e diskriminimit” në hyrjet e dy shtëpive të shëndetit në Preshevë dhe Bujanoc.
Kryetari i këtij këshilli, Nevzad Lutfiu përmes një postimi në Facebook ka treguar arsyet se pse i emëruan me këtë emër pankartat gjatë aksionit në të dyja institucionet mjekësore.
“SHTËPIA E DISKRIMINIMIT” e quajtëm Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc dhe Preshevë. Sipas informacioneve që kemi 7 mjekë shqiptarë janë refuzuar në konkursin e fundit në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, ndërsa është pranuar një kuadër nga Vranja”, ka shkruar Lutfiu.
“Nuk jemi aspak kundër kur punësohen kuadro serbë apo romë që jetojnë në Bujanoc, por të punësohen kuadro nga qytete të tjera dhe të refuzohen kuadrot shqiptare që jetojnë në Bujanoc, kjo është e pa pranueshme”, u shpreh Lutfiu./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...