Ndaj Deputetit Etem Arifi, i dënuar për veprën penale mashtrim me subvencione, Gjykata e Prishtinës gjatë ditës së sotme ka lëshuar një urdhëresë për arrestimin e tij, pasi që i njëjti nuk ishte paraqitur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.
Këtë për arbresh.info e kishte konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi
“Ju njoftojmë se i dënuari E.A e ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, me të cilin i është refuzuar ankesa si e pa bazuar dhe është bërë i plotfuqishëm vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë.”, ka thënë Gashi.
Bashkë me të dënuarin Arifi, është urdhëruar edhe i bashkakuzuari Bajram Gashi, i dënuar me 1 vit burgim për mashtrim me subvencione.
Ish-Deputeti Etem Arifi dhe Bajram Gashi me 20 prill 2018, janë dënuar nga gjykata e shkallës së parë me dënim me kusht prej 2 viteve, dënim ky i cili nuk do të ekzekutohej nëse brenda 3 viteve nuk kryenin vepër të re penale.
Për më tepër, deputeti Etem Arifi dhe Bajram Gashi, drejtori i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve”, ishin për përvetësim të rreth 26 mijë eurove. Sipas aktakuzës, Arifi e Gashi subvencionet e pranuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për ashkalinj dhe egjiptas si dhe subvencionet nga Zyra e Ministrit për Integrim për festimin e ditës së flamurit për komunitetin ashkali nuk i kanë përdorur për qëllime të cilat u janë dhënë, por i kanë përvetësuar për vete dhe persona të tjerë.
Më tej, në aktakuzë thuhej se me rastin e aplikimit për marrjen e këtyre subvencioneve, Gashi në cilësinë e drejtorit të OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve për Integrim” ka paraqitur të dhëna fiktive për OJQ-në në fjalë, të dhëna këto kusht për aprovimin e subvencionit.
Ndërkaq, i akuzuari Etem Arifi si person zyrtar, deputet nga Partia e Ashkalinjve për Integrim në Parlamentin e Republikës së Kosovës, në periudhën kohore dhjetor 2012-2013 në Prishtinë ka ushtruar ndikim te zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për dhënien e subvencioneve, edhe pse ka ditur që kjo OJQ është organizatë fiktive dhe falë ndikimit të tij, OJQ-ja në fjalë ka pranuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe nga Zyra e Kryeministrit për Komunitete për festimin e ditës së flamurit për komunitetin ashkali të holla në vlerën prej 25,646.00 eurove.
Prokuroria pretendon se këto të holla të akuzuarit i kanë përvetësuar për vete.Me këtë, dy të akuzuarit ngarkohen me veprën penale mashtrim në subvencione në bashkëkryerje./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Urdhër arrest për deputetin Etem Arifi, që u dënua për mashtrim me 25 mijë euro
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...