Deputeti nga radhët e LDK-së njëherit kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, vlerësoi që qeveria ka arritur suksese në aspektin e zhvillimit ekonomik, duke realizuar një buxhet prej 2 miliardë eurosh, futjen në funksion të pakos fiskale si dhe konsolidimin e buxhetit.
Tutje Mustafa ka theksuar rëndësinë e funksionalizimit të pakos fiskale 2 si dhe të termocentralit Kosova e Re.
“Në aspektin ekonomik konkretisht po punohet në përsosjen e pakos fiskale 2 përderisa pakoja fiskale 1 ka pasur shumë sukses, ku bizneseve u kanë mbetur rreth 50 milionë euro. Përmes pakos fiskale 2 pritet që bizneset të investojnë dhe të gjenerojnë më shumë vende pune” ka thënë deputeti Muhamet Mustafa në një interviste në Ballë Për Ballë të Klan Kosovës.
“Kjo qeveri do të mbahet në mend që më në fund e ka krijuar një politikë të taksave dhe të tatimeve, ka arritur konsolidimin e buxhetit si dhe kemi arritur të realizojmë një buxhet prej 2 milionë eurosh”.
Gjithë këto arritje në aspektin ekonomik sipas Mustafës kanë mbetur nën hije për shkak të, siç e quajti ai, një lufte primitive politike, ku çështjet si ushtria, demarkacioni dhe asociacioni gjithnjë janë në plan të parë të diskutimit.
“Kjo qeveri dallon për kah suksesi në qeverisjen makroekonomike dhe zhvillimin ekonomik, mirëpo prej një lufte politike primitive këto suksese nuk janë diskutuar shumë. Këto efekte do të shihen në vitet e ardhshme, do të hyjmë në zonat e rritjes së zhvillimi të bizneseve” deklaroi Mustafa.
Në lidhje me rritjen e pagave Mustafa tha se kjo rritje do te zhvillohet krahas rritjes ekonomike të përvitshme të vendit, e që aktualisht është 4%.
Ndërsa për gjigantin metalurgjik Trepça ai tha që efektet e ligjit do të mund të shihet me fillim nga muaji qershor.
“Nuk është menduar që ligji për Trepçën ta zgjidhë problemin për tre muaj. Ka hap mundësi për zhvillimin e Trepçës rreth të cilit është duke punuar. Studimi i vizibiliteti është në përfundim, qeveria së shpejti do të hap konkursin për bordin e Trepçës, ndërsa efektet e para do të jenë të dukshme prej qershorit e tutje” ka thënë Muhamet Mustafa.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...