Google ADS

Kjo ndodhi me kosovarin që e vrau gruan me motrën e saj

07:52 | 8 Korrik 2018
Arbresh.info

Mendimet e tij duhet të kenë qenë tek ish bashkëshortja e tij (38) dhe kunata (31), tashmë të ndjera, të cilat i kishte vrarë. Por, të enjten, kur vrasësi i dyfishtë R. B. (54) po kthehej në vendin e krimit në Hausen AG për rikonstruktim të ngjarjes, ai ka preferuar të ankohet për të nxehtin e madh.

Është mot me lagështi, rreth 40 gradë. Papritmas, një makinë burgu ndalet para godinës së një ndërtese me gjashtë familje në Hausen AG. Vrasësi i dyfishtë i dyshuar R. B. (54) zbret me pranga në duar dhe këmbë. I mbrojtur nga policia, ai është kthyer për rikonstrukitmin e ngjarjes.

Por, në vend që të mendojë për viktimat, kosovari është ankuar në diçka krejtësisht tjetër. “Gjatë rrugës ai është ankuar se po bënte nxehtë”, ka pohuar një banore për “Blick”, e që po vëzhgonte skenat e çuditshme.

Dyshohet se R. B. më 8 janar 2018 ka godtitur për vdekje ish bashkëshorten e tij shqiptare Alma B. (38) dhe të motrën e saj Ilda F. (31). Pranuesi i ndihmave sociale u arrestua menjëherë.

Tani, R. B. është dashur të kthehet në apartamentin e tij, në katin e mesëm. Në këtë kohë, askush nga fëmijët fqinj nuk janë të pranishëm, pasi kanë shkuar në shkollë. “Kosovari duket shumë i zbehtë dhe shumë, shumë më i mplakur”, pohon një dëshmitar, transmeton Albinfo.ch.

Si zakonisht, në një rast të tillë, R. B. duhet tu përgjigjet pyetjeve dhe të tregojë se si ka ndodhur gjithçka. Gjithashtu duhet të bëhen foto. “Pas rreth dy orësh, ata janë kthyer”, thotë një banor vendas. R. B. është dashur të kthehet në burg.

Përse R. B. doli nga takti asaj dite janari? Banorët janë të bindur se Alma e ndjerë e kishte bërë ish burrin e saj xheloz. Përveç kësaj, me motrën e saj që e vizitonte shpesh nga Franca Jugore, ajo dilte shpesh dhe nuk ishte përkujdesur aq mirë për tre fëmijët e tyre të përbashkët (7, 14 dhe 16). Një familjar i R. B., pas aktit makabër kishte deklaruar: “Më mirë të mos them asgjë për këtë grua”.

Shumë më ndryshe ka folur vëllai i motrave të vrara. “R. B. me vite të tëra e ka keqtrajtuar Almën”, ka theksuar Kreshnik G. (37). Ajo kishte qenë në polici dy herë, por në fund rregullisht i kishte tërhequr denoncimet.

Mbrëmjen para se të kryhej vrasja, Alma gjithashtu kishte qenë në shëtitje. Vallë, a ishte ky një argument vdekjeprurës për ta vrarë burri? Një gjë është e sigurt: Fëmijët e tyre janë viktimat më të rënda. Që prej asaj kohe, janë duke jetuar në entin për përkujdesje të fëmijëve.

Dhe, çfarë ka thënë R. B. pas gjithë kësaj? “Ne nuk informojmë lidhur me dëshminë e të akuzuarit”, ka deklaruar zëdhënësja e Zyrës së Prokurorisë shtetërore në Aargau, Fiona Strebel. “Ne do ta bëjmë publike përfundimin e procedurës”.

Kjo nuk duhet të zgjasë shumë kohë. Kreshnik G., vëllai i motrave të vrara, thotë: “Hetimet do të duhet të përfundojnë deri në fund të korrikut. Pastaj, më në fund do të informohem më tepër për vdekjen e tmerrshme të të dyjave”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme