Pas shumë kohësh është duke u mbajtur mbledhja që mund të jetë e fundit e Qeverisë Haradinaj.
“Mbledhja e sotme është e rëndësisë së veçantë që pensionistët të mos mbesin pa pensione gjithashtu edhe veteranët të marrin pagat. Nëse vonohet formimi i qeverisë së re ne duhet të mbajmë edhe një mbledhje të ardhshme”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj.
Duke vepruar sipas kërkesës së Ministrisë së Financave, Qeveria në detyrë ka miratuar vendimin për kursimet dhe ndarjet buxhetore ndërmjet organizatave buxhetore për vitin 2019. Vendimi mbështetet në nenin 15 të Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019. Ai është hartuar në bazë të kursimeve të deklaruara nga organizatat buxhetore për mjetet financiare për vitin 2019 dhe ka për qëllim që të ngritë efikasitetin e ekzekutimit të buxhetit në përmbyllje të vitit fiskal 2019.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se vendimi do të sigurojë vazhdimin e mbështetjes dhe përkujdesjes në veçanti për kategoritë sociale.
Janë evidentuar mbi 31 milionë euro të kursyera nga organizatat buxhetore dhe ato do të shpërndahen në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Administratës Publike, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Qeveria në mbledhjen e sotme, ka shqyrtuar Raportin e Thesarit për të hyrat dhe shpenzimet për periudhën nëntë mujore të vitit 2019. Raporti evidenton se në këtë periudhë janë realizuar të hyra të përgjithshme në vlerë prej 1 miliard e 676 milionë euro, ndërsa shpenzimet janë në vlerën 1 miliard e 407 milionë euro.
Në mbledhjen e sotme është aprovuar vendimi për rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Velani.
Qeveria ka ndarë mjete në vlerë prej 42 mijë euro, për angazhimin e ekspertëve që do të punojnë në përfitimin e fondeve nga projektet MCC. /arbresh.info/
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...