Kjo legjislaturë e Kuvendit është e dobët, nuk meriton mëditjet që merr

11:57 | 9 Prill 2018
Arbresh.info

Buxheti i ndarë për paga dhe mëditje të deputetëve të Parlamentit të Kosovës janë pothuajse çdoherë temë e diskutimeve.

Shuma e lartë e buxhetit e cila ndahet për ta nga viti në vit pothuajse ndryshon. Nëse në vitin 2017 ka qenë rreth 6 milionë euro kjo shumë është ngritur në vitin 2018 në 7 milionë euro. Të paktën këto janë statistikat e nxjerr nga Instituti GAP, shkruan arbresh.info.

 

 

Kuvendi i KosovësShuma                  2017                                                                            

PagatdheMeditjet 6,298,756.00 € 64.09%
MallradheShërbime 1,748,759.00 € 17.79%
ShpenzimetKapitale 1,400,000.00 € 14.24%

 

   

 

Pagat dhe Mëditjet      7,261,534.00 € 63.47%
MallradheShërbime 2,312,000.00 € 20.21%
ShpenzimetKapitale 1,486,000.00 € 12.99%

Se sa është i arsyeshëm ky buxhet, politologu RamushTahiri për portalin “Arbresh.info” thotë se përderisa ky institucion vendos vetë për mëditjet e tyre askush nuk mund të ndërhyjë. Por shton se arsyetimi i këtij buxheti mbetet në ndërgjegjen e vetë deputetëve të cilët duhet të punojnë komfor mëditjeve që i marrin

Krejt e kanë të ndarë dhe e kanë të caktuar edhe për dreka edhe darka, nuk kanë ndonjë kontroll ndaj këtyre dhe mbetet nën ndërgjegjen e tyre a i keqpërdorin apo jo dhe a ja kanë vlejtur ato dreka apo darka mbetet në moralin e tyre kjo çështje. Ne nuk kemi një kapacitet apo mekanizëm ligjor që merret dhe i kontrollon shpenzimet e tyre. Nëse ata shkojnë jashtë vendit për të rregulluar një ligj mbetet në ndërgjegjen e tyre a ja ka vlejtur apo jo me shku jashtë vendit për këtë çështje përderisa  ne nuk kemi një mekanizëm që i kontrollon apo i monitoron“, thotë Tahiri.

Ai shton se ka parlamente të cilat përpos rrogës nuk marrin mëditje shtesë, por kjo tek ne ndryshon.

Ka parlamente që për punën që e bëjnë në komisione nuk paguhen shtesë, sepse konsiderohet që është puna e tyre për ligje ndërsa këta janë përcaktuar qashtu që përpos rrogës të marrin edhe mëditje. Këta te na rrogën e kanë plot edhe marrin edhe mëditje për seanca ose mbledhje të komisioneve sepse kuvendi e ka marrë vendimin vetë dhe jo dikush tjetër për ta. Ne nuk mundemi të ndryshojmë”, thotë Tahiri për portalin Arbresh.info.

E Arton Demhasaj nga organizata Çohu, thotë se kjo është legjislatura e vetme deri tash që nuk i ka merituar këto benificione.

Pra deri tash është legjislacioni i vetëm që nuk ka mundur të kryejë funksionin e saj që e ka me miratuar apo me shqyrtua ligje deri tash janë shumë të dobët. Dhe pjesa e madhe e mëditjeve të cilat i kanë marrë këta deputetë kanë qenë të pamerituara. Sa i përket agjendës legjislative janë shumë mbrapa dhe është shumë e dobët“, ka thënë Demhasaj për Arbresh.info.

Ai shton se të gjitha seancat e mbajtura deri tash nuk kanë qenë të thirrura për të miratuar ligjet për çka edhe janë përzgjedhur deputetët.

Pjesa me e madh e diskutimeve në Kuvend janë diskutua rasti Dehari dhe Demarkacioni dhe nuk janë marrë me obligimet e tyre me shqyrtimet dhe miratimet e ligjeve për çka janë të thirrur deputetët. Nuk është asnjë institucion që merret me monitorim dhe mbikëqyrje të Kuvendit dhe vetëm në rast se ata e shprehin dëshirën e tyre që të merren me çështje për çka janë thirrur“, ka përfunduar Demhasaj.

Kujtojmë së deputetet e Kuvendit përveç miratimit të Demarkacionit, dhe nëntë  ligje të miratuara ata kanë dështuar te miratojnë projektligjet e tjera shkaku i mungesës së kuorumit./VSelimi/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme