Google ADS

Kjo lagje e Prishtinës nesër nuk do të ketë ujë

16:20 | 22 Maj 2018
M. A.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në facebook ka treguar se nesër në rrugën “Fehmi Agani” do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 8 deri në 16.

Ndërpreja do të bëhet për shkak të ndërrimit të gypave.

Ky është njoftimi i plotë:

Në rrugën “Fehmi Agani” investuam për rregullimin e ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atij atmosferik, duke zgjidhur kështu një problem të kamotshëm të kësaj pjese të qytetit.

Pasi është instaluar rrjeti i ri i ujësjellësit, nesër do të bëhet shkyçja e gypit të vjetër, dhe kyçja e të riut në sistem. Për t’u mundësuar ky proces, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për këtë lagje në intervalin kohor 08:00 – 16:00.

Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin e

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme