Kjo klinikë e QKUK-së nuk ka as shiringa

08:22 | 4 Shkurt 2018
Arbresh.info

Klinika e Gastroenterologjisë përveç mungesës së aparaturave bazë, ata nuk kanë as shiringa.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i kësaj klinike në një intervistë për portalin Arbresh.info

Zaim Gashi ankohet se nuk mund t’iu sigurojnë pacientëve asnjë shiringë dhe buxhetin e kanë zero. Thotë se i kanë bërë 15 kërkesa për aparaturën, por që nuk kanë marrë përgjigje.

Gashi e pranon se tash e dy vjet gastroskopia nuk është duke funksionuar.

“Fondi jonë është zero, ne në disa raste kemi edhe mungesë të shiringave,  mungesë të gjilpërave të cilat krejt, munden të kushtojnë nga 10 cent , 50 cent e 1 euro, por si klinikë nuk kemi dhe nuk jemi në gjendje t’iu sigurojmë  pacientëve. Ne i kemi bërë diku rreth 15 kërkesa deri tash. Në këtë periudhën e fundit për arsye,  sikur që jeni njoftuar edhe nga qytetarët, që gastroskopia nuk është duke punuar qe dy vite dhe nuk kemi gastroskop funksional”, ka thënë ai./Arbresh.info/

Ndiqeni të plotë intervistën:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme