Paraburgim prej 30 ditësh ka caktuar Gjykata Themelore e Ferizajt për qytetarin me iniciale P. M. nën dyshim se ka kryer vepër penale “prezantim i rremë si person zyrtar”.
Ai është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës, pasi ai është paraqitur në kampin ushtarak amerikan “Bondsteel”, që gjendet në afërsi të Ferizajt, me pretendimin se është bashkëpunëtor i CIA-s dhe se punon edhe për Policinë e Serbisë, përkatësisht në shërbimin antiterrorizëm.
Gjatë marrjes në pyetje nga policia ai ka deklaruar se në Prishtinë ka ardhur me autobus të linjës Prishtinë-Beograd e më pas me një autobus tjetër ka shkuar në bazën amerikane “Bondsteel”.
Në procesverbalin që e ka siguruar Koha Ditore, P. M. ka deklaruar se “ka hyrë në ‘Bondsteel’ ku ka qëndruar rreth tri orë dhe se aty i është kërkuar pasaporta amerikane, por që, sipas tij, pasaporta i ka humbur në Luksemburg”.
“Në fakt, në Luksemburg më kanë plaçkitur me gjithë pasaportën dhe gjërat personale”, ka pohuar ai në Polici.
Pasi është larguar nga aty, ai është arrestuar nga Policia e Kosovës, e paraprakisht është njoftuar nga forcat amerikane.
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...