Sot rreth orës 15:00 pati gjuajtje me armë në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë, ku u arrestuan katër persona dhe një prej tyre mbeti i lënduar.
Për arrestimin e tyre, Policisë i doli punë, pasi ata u munduan të ikin nga vendi i ngjarjes. Tre prej tyre u kapën bashkë në një vend, ndërsa i katërti u arrestua në qendër të Prishtinës.
Arbresh.info ka siguruar fotografi të veturës me të cilën i dyshuari i fundit tentoi t’i ikë Policisë.
I dyshuari që tentoi t’i ikte policisë ishte me një veturë të tipit “Audi A7” dhe kishte targa të Zvicrës.
Policia arriti ta kapë atë në rrugën “Agim Ramadani”, që gjendet pas objektit të Teatrit Kombëtar. /arbresh.info/
PDK kërkon seancë për shkarkimin e bordit të RTK-së
Shqiptarët e nisin protestën në Preshevë për shkelje nga Ser...
Presidenti Begaj takohet me të Dërguarin e Posaçëm të Kryemi...
Tahiri: Kosova është në listë të zezë për ndërkombëtarët
Oriola Marashi, e ‘zjarrtë’ në të kuqe
I shënoi dy gola Strasbourg-ut, Zhegrova në formacionin e ja...