Niveli i lartë i ndotjes në kryeqytet dhe qytetet e tjera të Kosovës ka alarmuar qytetarët dhe institucionet në vend
Tani janë paralajmëruar edhe masa drastike me qëllim të eliminimit të ndotjes. Siç dihet një prej burimeve të ndotjes janë edhe veturat e vjetra që emetojnë gazra.
Por, derisa ndërmerren masa ad-hoc nga drejtuesit e institucioneve në vend, nuk janë duke u zbatuar disa prej udhëzimeve të cilat ka kohë që janë miratuar.
Kështu Udhëzimi Administrativ nr. 08 /2016 për normat e lejuara të shkarkimeve në ajër nga burimet e lëvizshme të ndotjes, parasheh gjoba për përdoruesit e veturave që shkaktojnë ndotje.
Kështu me gjobë prej 100 euro dënohet për kundërvajtje: përdoruesi i automjetit i cili nuk i nënshtrohet verifikimit të kontrollit të gazrave dhe nuk respekton normat e lejuara të shkarkimeve në ajër.
Me gjobë prej 1000 deri në 3000 euro dënohet për kundërvajtje personi juridik: nëse QKT (Qendra e Kontrollit Teknik) nuk mban regjistër të veçantë, në të cilin evidentohen rezultatet e matjeve që kryhen për nivelin e shkarkimeve të gazrave nga automjetet që kalojnë në procesin e rregullt të kontrollit teknik sipas nenit 16. të këtij Udhëzimi Administrativ; dhe nëse QKT nuk përgatitë raportin vjetor të shkarkimeve të gazrave në ajër, të të gjitha kontrollimeve teknike të realizuara sipas nenit 18. të këtij Udhëzimi Administrativ.
Po ashtu, gjoba parashihet edhe nëse subjekti i kontrollimit teknik – QKT mundëson kalimin e testit të rregullt automjetit i cili nuk i përmbushë standardet e parapara; nëse subjekti i kontrollimit teknik QKT kryen testimin me pajisje të cilat nuk janë teknikisht në rregull dhe japin vlera të gabuara; nëse subjekti i kontrollimit teknik QKT mban të punësuar inspektues të cilët nuk kanë kompetencën e duhur profesionale.
Ndërsa për shkeljet nga paragrafi 2 i këtij neni dënohet edhe personi përgjegjës juridik me gjobë 500 deri 1500 euro.
Ish-ministri i Mjedisit, Ferid Agani, ka kritikuar institucionet se nuk po zbatojnë udhëzimin në fjalë.
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...
SHBA njeh liderin e opozitës si president të zgjedhur në Ven...