Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë do të jetë sfida kryesore e Qeverisë së re, të drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Njohës të rrethanave politike në vend thonë se kërkesa kryesore e Listës Serbe do të jetë pikërisht tentimi që Asociacioni të kalohet në Kuvend, e sipas tyre një gjë e tillë do jetë e vështirë ngaqë edhe vetë disa deputetë që ia kanë dhënë besimin kësaj Qeverie do jenë diskutabilë për t’ia dhënë votën miratimit të Asociacionit për Komunat Serbe.
Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, thotë se edhe për Demarkacionin dhe Asociacionin e Komunave Serbe duhet pasur kujdes që të mos politizohet situata, transmeton zeri.info.
“Janë dy çështje të cilat institucionet dhe qytetarët duhet t’i kenë parasysh. Për Demarkacionin edhe Asociacionin janë nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare me përfaqësues të shtetit të Kosovës, për Demarkacionin e dini se e ka politizuar situatën politike në Kosovë”, ka thënë Haliti.
Ai mendon se nëse nuk ka një marrëveshje politike mes subjekteve pro dhe kundër përsëri do të kemi përzierje të situatës.
“Nëse nuk ka një marrëveshje politike të subjekteve që janë pro dhe kundër për ta zgjidhur këtë proces, unë mendoj se prapë mund të politizohet situata. Sa u përket këtyre dy çështjeve, nëse Qeveria arrin që t’i ketë 2/3 e votave për ta votuar Demarkacionin, atëherë kalon në Parlament dhe votohet”, ka thënë Haliti.
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...
Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë