Veçantia e këtij lokali vërehet që nga pamja e jashtme. Përshtypja rritet edhe më shumë për me të hyrë brenda tij.
Ky lokal, i cili gjendet në zemër të qarshisë së Shkupit përgatitë në mënyrë unike kafen turke.
Shija e saj është e pa rezistueshme.
Pjekja e kafes turke këtu bëhet me rërë, gjë që tërheq edhe më shumë vizitorët e qarshisë dhe adhuruesit e kësaj kafe, raporton arbresh.info
Jo veç nga Shkupi, ata që e frekuentojnë enkas këtë lokal për shijen e veçantë të kafes vijnë edhe nga vendet e rajonit.
Pronari i lokalit, Burhan Asan për arbresh.info rrëfen traditën shumëvjeçare të familjes së tij në përgatitjen e kafes turke.
Për arbresh.info, ai tregon mënyrën e përgatitjes së kësaj kafeje.
“ Po bëjmë kafe dhe deshta ta ruaj traditën, kafen turke e bëjë në rërë dhe me filxhan të bakrit”, tregon ai.
Asan, pretendon të vazhdojë ta ruaj këtë traditë.
“Në mënyrë tradicionale e të vjetër, do ta vazhdoj gjithmonë. Që 30 vjet merrna më këtë punë. Edhe baba ka pjek kafe në këtë mënyrë dhe e kam ruajt këtë traditë. Ka interesim pasi u duket interesante shërbimi i kafes. Vet e bluaj kafen”, tregon Asan për arbresh.info.
Ai thotë se interesimi i vizitorëve për të shijuar këtë kafe është i madh dhe përveç shijes, ata impresionohen edhe me shërbimin e veçantë të saj.
“Po ka interesim prej vizitorëve të Kosovës, dhe ka edhe maqedonas që vijnë pasi ju doket interesonte mënyra e shërbimit dhe bërja e saj”, shprehet ai.
Veçantia e këtij lokali nuk përfundon me kaq.
Çaji i zi, apo siç njihet në popull “çaji i rusit”, është tjetër pije tradicionale që shërbehet këtu e që vizitorët kanë mundësi ta shijojnë.
“Ky është çaj i zi ose qaj i rusit. Ka interesim për me pi çaj. Kam myshteri prej Kosove edhe për çaj edhe për kafe. Ka edhe maqedonas që vijnë më pi çaj e kafe”, thotë Asan.
Shëtitja brenda kësaj qarshie është një botë në vete. Brenda saj ka lloje të ndryshëm artizanale me tradita shumëvjeçare. /V.Selimi/Arbresh.info/
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...