Google ADS

Kjo është nota verbale që Ministrja e Jashtme e dërgoi në Strasburg për Manastirin e Deçanit

19:27 | 13 Mars 2024
E.G

Gazetari i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, ka publikuar Notën Verbale që ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e ka dërguar në Strasburg.

Në këtë document theksohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për të autorizuar Agjencinë Kadastrale të Kosovës që të transferojë 24 hektarë tokë në posedim të Manastirit të Deçanit, në përputhje me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Në këtë notë të dorëzuar më datën 12 mars, zyrtarizohet se Agjencia Kadastrale e Kosovës ka vepruar në përputhje me urdhrin e gjykatës për regjistrimin e pronësisë në emër të manastirit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka njoftuar publikisht për vendimin e Qeverisë që të orientojë Agjencinë Kadastrale të Kosovës për të regjistruar 24 hektarët e tokës si pronë të Manastirit të Deçanit.

Ministrja e Jashtme e ka informuar Këshillin e Evropës për këtë hapat e ndërmarra nga institucionet e Kosovës, përmes një note tjetër verbale.

Në komunikimin e saj me Këshillin e Evropës, ajo ka përfshirë edhe një kopje të certifikatës së re të pronësisë, duke vërtetuar regjistrimin e pronës në emër të manastirit.

Gërvalla mes të tjerash shprehu optimizmin se ky veprim nga ana e Kosovës do të ndihmojë në sjelljen e një përfundimi pozitiv në lidhje me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës në mbledhjen e ardhshme të majit.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës është përshëndetur menjëherë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme